Secondary Adv

ManeTCI

 

Përshkrimi

Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin.

Çfarë ofron

 

Kompania ManeTCI ofron shërbime ndërtimi, investimi, mirëmbajtje dhe shitje për pasuritë e paluajtshme. Porftofoli i punëve tona përfshin projekte të mëdha e inovative të profileve të ndryshme, me nivel të pakrahasueshëm të cilësisë së ndërtimit dhe mirëmbajtjes.

 

Departamenti Teknik aplikon një strukturë të Menaxhimit të Cilësisë, qëllimi i së cilës është të identifikoj fazat e një projekti ndërtimor, me proçedurat dhe metodikat e domosdoshme, për fillimin e përfundimin e çdo projekti, në përputhje me objektivin kryesor: atë të përmbylljes në afat, me cilësi, dhe sipas buxhetit të parashikuar.

 


Shërbimet që ne ofrojmë:
•    Ndërtim
•    Studim / Oponencë e projekteve inxhinieriko-arkitektonike
•    Përgatitje Preventivash
•    Tenderim / Vlerësim Ofertash /Përgatitje Kontratash
•    Planifikim / Menaxhim Projektesh
•    Mbikëqyrje Punimesh
Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë si: Arkitektë,Inxhinier Civil,Menaxher Projekti,Inxhinier Planifikues, Inxhinier Preventivues, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier Mjedisi, Inxhinier Topograf.

 

Historiku

“ManeTCI është udhëheqëse e zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, dhe ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime infrastrukture. ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin. Puna në ManeTCI përqëndrohet në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët. ManeTCI kujdeset për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania ndihmon klientët nëpërmjet programit të financimit, si edhe bashkëpunëtorët duke i përfshirë vazhdimisht në sukseset dhe arritjet. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore si edhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin.

Pune te kryera

ManeTCI ofron zgjidhje të përparuara teknologjikisht për të mirëmbajtur dhe kontrolluar produktivitetin për:
• Sisteme hidraulike dhe elektrike
• Sisteme të ngrohjes qendrore
• Sisteme të ajrit të kondicionuar
• Sisteme të ajrit AC/Frigoriferike
• Sisteme të sigurisë Cctv, Intrusion, Akses
• Shërbime civile ndërtimore
• Shërbime mirëmbajtje, gjelbërimi
• Shërbime mirëmbajte pishina dhe trajtime të ujit

Avantazhi ynë:
• Konsulencë inxhinierike e unifikuar
• Monitorim efikas për kursime të mëdha në terma financiarë

Projekte

Gjatë 15 viteve eksperiencë, ManeTCI ka punuar për zhvillimin e projekteve të profileve të ndryshme, të cilat kërkojnë nivele shumë të larta ekspertize si:

•    Qendra Tregtare: Qendra Tregtare Univers, Tirana East Gate
•    Ambjente Tregtare: Zyrat e Plus Communication
•    Objekte Rezidenciale: Ambasador 1, Ambasador 2, Ambasador 3
•    Komplekse Rezidenciale: Rolling Hills Luxury Residences
•    Komplekse Turistike: Vala Mar Residences, Green Coast Resort
•    Dyqane Brandesh Jumbo, Neptun, Zara
•    Restorante – Bar – Kafe: Veranda
•    Projekte Agrare, Sera: AgroCon
•    Punime Civile e Infrastrukturore

 

Park Gate

“Park Gate" është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit. Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes. Objekti përbëhet nga një ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve. Godina do të ketë tarraca të gjelbëruara duke ju përshtatur trendit më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar 2-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 7 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor.

Adresa:Rruga e Elbasanit, Përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” si edhe Përballë Hyrjes Lindore të Parkut të Liqenit Artificial
Sipërfaqja: 18,322.7 m2

 

Vala Mar Residences

“Vala Mar Residences” është një kompleks rezidencial e turistik i pozicionuar në natyrën e mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 1 km në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks do të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri,cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. “Vala Mar Residences” ofron vila, apartamente, parkime të hapura dhe shumëllojshmëri shërbimesh.

Adresa: Hamallaj, Gjiri i Lalzit, Durrës, Shqiperi
Sipërfaqja: 95,700m2

 

Rolling Hills Luxury Residences

Rolling Hills Luxury Residences është një kompleks me 153 vila elegante, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili krijon një komunitet me një përvojë jetese luksoze dhe të sigurtë, i pozicionuar në zonën e mrekullueshme të Petrelës. Ajri i pastër, natyra dhe gjelbërimi janë ndër avantazhet kryesore që ofron të jetuarit në këtë komunitet.

• Siguri 24 orë të ditës, për 7 ditë të javës

• Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta me standardet më të larta

Adresa: Në Juglindje të Tiranës, Fshati Mullet, Komuna Petrelë, km 6

Sipërfaqja: 212.000m2

 

Tirana East Gate

“Tirana East Gate” është qendra më e madhe tregtare në Shqipëri. Me 142 dyqane dhe 2,000 vende parkimi, TEG është një destinacion tërheqës jo vetëm për Tiranën, por edhe Elbasanin pas hapjes së tunelit. Me një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 95,700 m2, kjo qendër është ndërtuar që të dallojë për shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, prezantimin e markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorantet, kafenetë, dhe komoditetin maksimal për klientët. TEG arrin të ketë 7 milionë vizitorë në vit.

Adresa: Autostrada Tiranë-Elbasan, km 4, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 95,700m2

 

Qendra Tregtare Univers

“Qendra Tregtare Univers” është e para dhe më e suksesshmja qendër tregtare në Shqipëri, e përfunduar në Shtator të vitit 2005. Vetëm  pas një viti nga përurimi i qendrës, u pa i nevojshëm një zgjerim i saj dhe në vitin 2006 kapacitetet tregtare të QTU u zgjeruan dhe më tej. QTU ka rreth 85 dyqane të markave më të njohura në botë dhe mirëpret mbi 75,000 vizitorë në javë  dhe ka një hapësirë parkimi për rreth 800 automjete.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 6, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 47,000m2

 

AgroCon Albania

AgroCon Albania” sh.p.k zhvillon aktivitetin në fushën e bujqësisë, prej Shtator 2015. Aktiviteti i AgroCon konsiston në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen e produkteve agrokulturore në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kompania synon penetrimin e shpejtë dhe të sigurt në tregun e shitjes së produkteve agrikulturore me qëllim eksportimin e tyre drejt blerësve të jashtëm. “AgroCon Albania” sh.p.k ka investuar në ndërtimin e një ferme modern në Lushnje, një ndër zonat më fertile.    
•    2,700m2 magazinë në funksion të perimeve të kultivuara nga fermerët e zones
•    10,000m2 sera bujqësore të tipit Gotik, për mbjelljen e kulturave bazë si: domate, tranguj, pjepër, speca, sallata, e të tjera sipas kërkesës së tregut
•    5,000m2 tunele për prodhimin e luleshtrydheve
•    13,000m2 fushë e hapur për prodhimin e bastanorëve, lakër, lulelakër, spinaq dhe fasule  “Mane TCI” kryen ndërtimin dhe supervizimin e këtij projekti.

Adresa: Lushnje, Shqipëri
Sipërfaqja: 28,420m2

 

Tirana Logistic Park

“Tirana Logistic Park” është parku i parë logjistik në Shqipëri me akses në arteriet kryesorë të transporit rrugor dhe hekurudhor, në afërsi me portin e Durrësit dhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Me sipërfaqe prej 200,000 m2 , përmban 5 ambiente magazinimi me sipërfaqe 80,000 m3. Tirana Logistic Park ofron të gjitha shërbimet e një parku teknologjik si edhe hapësirat më cilësore për magazinim, përpunim, prodhim dhe zyra për zhvillimin e biznesit. Projekti është zhvilluar dhe financuar nga “Tirana Logistic Park”. “Mane TCI” ka supervizuar procesin e ndërtimit të këtij objekti.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 6, pranë TIA
Sipërfaqja: 208,000m2

 

Green Coast Luxury Resort

Green Coast Resort po ndërtohet në brigjet e detit Jon, në një nga plazhet më të bukur të rivierës shqiptare, në zonën e Palasës. Green Coast është investimi më i madh i Grupit Balfin në sektorin e turizmit prej €100’000’000, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh. Resorti është i përbërë nga Vila elegante dhe Vila 4 familjare, një hotel me 5 yje, si dhe një shëtitore me njësi biznesi buzë detit.

 

Adresa: Palasë, Vlorë - Shqipëri

Sipërfaqja: 210.500m² (20 hektarë) 

 

Ambasador 3

“Ambasador 3” është një objekt rezidencial si asnjë tjetër në Shqipëri. I pozicionuar njëkohësisht shumë afër qendrës së Tiranës dhe Parkut të madh të liqenit, është projektuar për të ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit. Përfshihen katër kate parkimi nëntokë, një kat hapësirë për aktivitete tregtare, 2 kate zyra, dhe 20 kate ambiente banimi. Projekti është financuar nga shoqëria “RFZ Building” shpk.

Adresa: Rr.”Dervish Hima”, pranë Kodrave të Liqenit dhe stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 32,300m2

 

Ambasador 2

“Ambasador 2”, është pozicionuar pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës dhe ka akses në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit.  Kjo godinë u ideua për t’ju përgjigjur kërkesave të shumta për apartamente luksoze në një zonë të qetë, por edhe pranë qendrës së Tiranës. Godina përmban dy kate nëntokë për parkim, ndërsa kati i parë shfrytëzohet për zhvillimin e aktiviteteve tregtare.

Adresa: Rr.”Dervish Hima”, pranë Kodrave të Liqenit dhe stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 9,431m2

 

Ambasador 1

“Ambasador 1”, pozicionuar pranë qendrës së Tiranës, u përfundua në Mars të vitit 2009 dhe ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 10,000 m2. Në total godina ka 14 kate mbi tokë dhe 2 kate të nëndheshme për hapësira parkimi. Kjo godinë multifunksionale është ndër të parat objekte me parametrat më të lartë në ndërtim të aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.

Adresa: Rr. “Themistokli Gërmenji”, pranë “Liceut Artistik”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 8,517m2

Certifikime

Mane-TCI-EN-ISO-140012004.pdf
Mane-TCI-OHSAS-180012007.pdf
Mane-TCI_ISO-9001-2008.pdf
MANETCI-PAS-99.pdf
MANETCI-ISO-39001.pdf
MANETCI-ISO-3834-2.pdf