
PAPMETAL

Adresa:Km 3. Xhazotaj, Durres, Albania
kompanise
Përshkrimi
PAPMETAL është partneri më i mirë i tregut shqiptar në prodhimin e çertifikuar të profileve tubolare, llamarinave të çelikut dhe tregtimit të profileve dhe trareve. Investimet në teknologjinë më të fundit të prodhimit dhe stafi i kualifikuar, i mundësojne ofrimin e produkteve më cilesore, në kohë të shpejtë dhe me kosto sa më të ulet për konsumatorin. Me besimin e vazhdueshëm të konsumatorëve, PAPMETAL vazhdon të investojë në teknologjitë e prodhimit të profileve, llamarinave dhe trajtimet e trarëve e konstruksioneve të ndryshme të çelikut.
Standardet e administrimit, prodhimit dhe kontrollit te cilësise janë në perputhje të plotë dhe të çertifikuara sipas Standarteve të Komunitetit Europian, EN 10219-1:2006. Kompania është certifikuar me certifikaten e cilësisë ISO 9001-2008 lëshuar nga IQNET & CISQ/RINA. Në vitin 2013, PAPMETAL është certifikuar me certifikaten e menaxhimit të mbrojtes së sistemeve mjedisore ISO 14001:2004 nga po e njejta kompani Italiane. Ne fundin e vitin 2014, PAPMETAL u vlerësua për Standartet & Cilesine e larte te sherbimit & produkteve dhe u nderua me çmimin: BLETA E ARTE, STANDARTE & CILESI 2014 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.
Çfarë ofron
• Profile katrore
• Profile drejtkendore
• Profile rrethore
• Profile tubolare cilindrike dekorative
• Profile tubolare gjysem cilindrike
• Profil tubolar L
• Profil tubolar T
• Profil tubolar Z
• Celiqe: (Ele; Ele Barabrinjese; Ele Jo Barabrinjese; Ele T; Lamat; Hekur)
• Trare celiku ( IPE, HEA, UPN, HEB, INP etj.)
• Llamarine celiku ( Te zeza, Dekape, Te galvanizuara)
• Shirita llamarine te galvanizuar
• Tubo te galvanizuara
• Pllaka llamarine celiku (1500 / 2000 mm me spesore te ndryshem)
• Panel Sandwich
• Llamarine Betoni
• Llamarine trapez/trapezoidale
• Profile te hapura U C Sigma (arkarexha)
Përpunojmë llamarinë të nxehtë, të ftohtë, te galvanizuar, S235 & S275, të spesorëve 0.4 mm deri në 5.0 mm në makineritë tona të prodhimit. Prodhojmë llamarinë tabak me gjerësi e gjatësi 1000 – 1250 mm deri në 6000 mm, tubo çeliku nga Ø 18 deri në Ø 159 mm si dhe profile katrore dhe drejtkëndore nga 16 x 16 deri në 150 x 100. Tolerancat e prodhimit janë: ± 1 % të dimensioneve të jashtëme, ± 10 % të spesorit (përjashtuar zona e saldimit), maximum 0.2 % devijim të drejtëvijësisë në gjatësine dhe 0 – 50 mm të gjatësisë totale të profilit. Gjithashtu ju shërbejmë me të gjitha përmasat e kërkuara, brenda tolerancave të prodhimit të makinerive tona.
Shërbime

Ele metalike barabrinjese

Ele metalike jo barabrinjese

Ele metalike T

Hekur profil katror

Hekur profil rrethor

Lama metalike

Profil metalik dekorativ tubolar

Profile llamarine

Profile metalike dretjte kendore

Profile metalike gjysem cilindrike

Profile metalike katrore

Profile metalike tubulare ne forme L

Profile metalike tubolare T

Profile metalike tubolare Z

Profile metalike tubulare

Tra metalik, profil UPN

Traret Metalik IPE

Traret metalik HEA

Traret metalik HEB

Traret metalik INP

Llamarina betoni

Llamarina trapez, trapezoidale

Panele Sandwich
.jpg)
Profile te hapura U, C, Sigma (arkarexha)

Llamarina tabak

Profile celiku te cilesise se larte

Shirita prej celiku te galvanizuar
Katalogu

Historiku
PAPMETAL është lider në tregun shqipëtar në prodhimin e profileve tubolare prej llamarine çeliku dhe tregëtimit të profileve, trarëve, llamarinave të ndryshme prej çeliku. PAPMETAL është krijuar në vitin 1993 nga Veli Hasani. Me një eksperience të gjatë në fushën e tregëtimit PAPMETAL në vitin 2006 ngriti fabrikën e përpunimit të llamarinës dhe prodhimit të profileve tubolare prej llamarine çeliku në Xhafzotaj, Durrës.
Makineritë e prodhimit janë të teknologjive bashkëkohore dhe prodhim perëndimor. PAPMETAL ka një staf të kualifikuar, të arsimuar dhe me eksperiencë, i cili përdor teknikat më moderne të prodhimit dhe administrimit me qëllimin e vetëm ofrimin e produkteve cilësore sipas standarteve të Komunitetit Europian. Kompania PAPMETAL vazhdon të investojë në teknologjinë e prodhimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve. Në gusht 2014 përfundoi investimi në linjën e tretë të prodhimit të profileve tubolare. Kapaciteti i ri i fabrikës është 50,000 ton në vit.
Video
Teknologjia
Cmimi BLETA E ARTE 2014
Certifikime