
Everest IE

Adresa: Rruga 7 Nentori, Nr.26, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
E krijuar në 1995 , EVEREST IE është lider në fushen e prodhimit dhe stampimit të ambalazheve plastike prej polietileni si edhe ricikluesi më i madh i mbetjeve prej polietilenit në Shqipëri. Produktet kryesore listojnë: qese shopping per supermarkete dhe aktivitete te tjera, qese mbeturinash te standarteve dhe ngjyrave te ndryshme , canta per butike dhe aktivitete te tjera tregetare, ambalazhe per produkte ushqimore, ambalazhe për materiale ndertimi, etiketa per shishet e lengjeve, ujit dhe pijeve te ndryshme, lende te pare te ricikluar granulat polietileni, etj.
• Vecori dalluese e shoqërise është se sasia me e madhe e produkteve ofrohet nga lëndë të para të ricikluara, duke patur kështu jo vetem avantazh në kostot e prodhimit, por edhe duke ripërdorur lëndet e para nga vendi, fakt ky që sjell ruajtjen dhe zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm.
Me qellim që të jetë më pranë klienteve të saj për të përballuar nevojat e tyre, kompania ka investuar në ngritjen e një rrjeti distribucioni në qytetet kryesore, duke mbuluar kështu pothuajse të gjithë territorin e vendit me shitje dere më dere me automjetet e saj. Ky rrjet funksionon nëpërmjet distributoreve qendrore në gjithë rrethet kryesore. Rezultatet kanë qënë premtuese dhe për këtë arsye shoqeria planifikon zgjerimin e ketij rrjeti, diversifikimin e produkteve që do të hedhe në treg duke investuar njëkohësisht edhe në perzgjedhjen, trajnimin dhe motivimin e një stafi profesional që zhvillon dhe con përpara këtë sistem të shitjes së produkteve të kompanisë në rrugë në sigurtë për të ardhmen. Aktualisht mendohet se kompania ploteson rreth 45% të nevojave të tregut me këto produkte.
• Një rrjet i fuqishem i mbledhjes , grumbullimit dhe seleksionimit të materialeve prej polietileni për riciklim, funksionon paralelisht me rrjetin e shpërndarjes , duke siguruar jo vetëm një pjesë të lëndeve të para në vend , por edhe duke dhënë një impakt vendimtar pozitiv në ambient , kërkesë kjo e domosdoshme ndaj bizneseve serioze nëvend.Politika e kompanisë ka synuar që distributorët t`i orientojë si stacion lokal në ngritjen e pikave të grumbullimit.
• Eksportet në rritje drejt rajonit dhe vendeve të EU si Italia dhe Greqia, që prej vitit 2004 , tregojnë se kompania e gjen veten mjaft mire të pozicionuar në tregun ndërkombetar si nga pikëpamja komerciale ashtu edhe në atë të standarteve të EU.
Çfarë ofron
Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është të prodhojë dhe stampojë: Qese plastike të të gjitha përmasave sipas kërkesës së klienteve duke reklamuar mbi to aktivitetin dhe adresat e tyre. Amballazhe plastike për produkte ushqimore si sheqer, oriz, buke, produkte mishi, ambalazh kafeje, etiketa plastike, ambalazhe cokollatash dhe embelsirash te ndryshme etj. Flete polietileni te vendosura ne rulona per amballazhimin e shisheve ne koli. Ofrohen trasparente, me ngjyra, te stampuara ose sipas kerkesave te klienteve. Thase dhe qese polietileni trasparente e te stampuara qe perdoren ne industrine e prodhimit te bojrave, ne industrine e materialeve te ndertimit (per kollet, gelqeret, pluhur mermeri etj) si dhe per kubiket e fidaneve. Qese mbeturinash per perdorim familjar. Thase per mbeturina inerte, urbane etj. Prodhim granulati te ricikluar per nevojat e kompanise dhe per tregetimin e tij brenda vendit ose per eksport.
Shërbime

Plastmas per materiale ndertimi

Film per bujqesi

Ambalazhe me rulon

Ambalazhime industriale

Ambalazhime transparente per materiale ndertimi

Shirit plastik per ambalazhim profile duralumini

Canta plastike

Mbulese plastike per sera

Pallet-Cover-Waterproof-Pallet

Qese mbeturinash per koshe zyrash dhe familjare

Qese mbeturinash, ne rulon

Qese per pesha dhe volum minimal per kosha zyrash dhe familjare

Qese mbeturinash per perdorim industrial, ultra rezistente

Qese mbeturinash, me lidhese

Qese Shopping

Qese per farmaci

Qese per ambalazhim tekstilesh

Qese me materiale te riciklushme

Qese pa doreze per ambalazhime

Amabalazhe rulon

Canta per veshje

Canta transparente

Qese me doreze

Qese me logo te ndryshme
Katalogu


Historiku
EVEREST IE është krijuar në 1995, dhe sot është lider në fushën e prodhimit dhe stampimit të ambalazheve plastike fleksibile prej polietileni . Kompania është ricikluesi më i madh i mbetjeve prej polietilenit në Shqipëri me rreth 160 persona janë të punesuar direkt në kompani , si dhe 1.300 të tjerë të punësuar indirekt nëpërmjet rrjetit të grumbullimit të materialeve për riciklim, me një moshë mesatare 28 vjec, me një pjesëmarrje të femrave në të gjithë departamentet në masën 48 % .Kompania i kushton rëndësi shumë të madhe trajnimit të punonjesve të saj në mënyre të vazhdueshme si dhe motivimit të tyre nëpërmjet zhvillimit dhe rritjes së saj. Mund të deklarojmë me krenari se kompania është kthyer në një qendër të rëndësishme për formimin profesional të punonjësve dhe stafit të saj, për këtë ka bashkëpunuar kryesisht edhe me universitetet , qendra trajnimi me organizmat shtetërore dhe po synon që të krijojë një bashkëpunim që do të zgjerojë stafin e kualifikuar për të përmbushur planet e kompanisë në lidhje me investimet e pritura.
Punë të kryera

Albanian Courier

DigitAlb

Dimension

Eurotruck

Heaven

Kasrta Extra

Kodak

Plus

Vodafone
Partnere





Video
View this post on Instagram
Certifikime
Çertifikatat e cilësisë
• ISO 9001:2008 është implementuar prej 6 vitesh dhe garanton cilësinë dhe përgjegjësinë ndaj saj përballë kërkesave në rritje të tregut për produkte cilësore MADE IN ALBANIA.
• CSR Awarded që prej 2007, kompania është një shembull ndër më pozitivet për përgjegjësinë sociale ndaj ambjentit, punonjësve të saj, klientëve dhe gjithë faktorëve të tjerë të lidhur me vetë aktivitetin dhe për më tepër u krijon mundësinë e vetëpunësimit shtresave më në nevojë.
• ISO 14001 (për mjedisin) është implementuar tashmë prej 3 vjetesh në procesin e grumbullim-seleksionim-riciklimit teë materialeve prej polietileni, fakt ky që e garanton imazhin serioz të kompanisë përkarshi zhvillimeve më të fundit në vend, në përpjekje për nxitjen e industrisë së riciklimit, si një nga industritë motor që siguron zhvillim të qëndrueshëm në mjedis dhe mundëson mos-humbjen e vlerave të natyrës dhe ruajtjen e standarteve ndërkombetare për ambjentin.
Teknologjia
Teknologjia bashkëkohore e implemetuar nga vendet e EU, me një moshe jo më të larte se sa 4 vjet, bën të mundur bashkërendimin e ecurisë në një hap me kompanitë e huaja për sa i përket inovacionit në prodhim dhe në produkte.
Proceset e prodhimit në kompani kalojne në këto faza:
• Përpunimi i materialit për riciklim dhe prodhimi i lendës së parë të ricikluar.
• Prodhimi i filmit prej polietileni nga lenda e parë origjinale ose e ricikluar.
• Stampimi i filmit sipas parametrave të kërkuar nga klientet ose tregu.
• Prerja, ngjitja dhe kthimi në produkt te gatshem i filmit.
• Paketimi, ambalazhimi dhe magazinimi i produktit të gatshëm.