”Jemi të lumtur t'ju njoftojmë se kompania jonë, Tetra Solutionsmori certifikatën e lëshuar në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI, duke pasur tanimë të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software-ike që ka certifikuar për procesin e ri të Fiskalizimit, i cili fillon të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2021."
"Ne jemi pranë jush për zgjidhjet me të reja të zhvillimit.”
Fiskalizimi Online
Çfarë është fiskalizimi?
Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, hyn në fuqi prej datës 1 janar 2021.
Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).
Fatura elektronike
Çfarë është Fatura Elektronike?
Fatura elektronike është një format zëvendësimi, me të njëjtën vlerë ligjore dhe fiskale, të faturës në letër.
“Fatura elektronike” është në format dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin dixhital të leshuesit të fatures në format elektronik për bleresin, i cili mund të ruhet në formatin original.
1. Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”.
2. Specifikimet janë gjithashtu në përputhje me kërkesat proceduriale dhe teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të projektit të fiskalizimit.
Specifikat
1) Lidhje online me tatimet për faturat e fiskalizuara në mbërritje si dhe i autofaturave
2) Anullim në kohë reale të faturës së fiskalizuar
3) Sistem i hapur që mund të integrohet me çdo sistem ERP
4) Kryqëzim automatik i librave të blerjeve dhe shitjes
5) Kanal suporti teknik
6) Mbrojtja e sistemit me username dhe password.
7) Monitorim i shitjeve në një server qendror.
8) Aksesim i programit nga çdo vend mjafton të ketë internet.
Përse duhet të na zgjidhni:
1. Ne ju ofrojmë siguri maksimale në ruajtjen e informacionit
2. Fatura e fiskalizuar është e thjeshtë në përdorim dhe instalim
3. Dërgim i menjehershëm i faturës së fiskalizuar me e-mail