×
Secondary Adv

Guri dekorativ Mathios Stone nga Rcon-al sjell frymezimin e natyres ne ambjentet tuaja

Share on Google+

 

Guri dekorativ Mathios Stone sjell frymëzimin  e natyrës dhe estetikë në nivelin më të lartë në ambjentet tuaja. Kompania jone e njohur në të gjithë botën dhe me një traditë të gjatë gjithmonë surprizon me produkte të ndryshme.


Duke zgjedhur gurin dekorativë Rcon-Al Mathios Stone, ju mund të bëni një ndryshim të madh drejt një ambjenti më të këndshëm në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe efektive.Sipërfaqet unike te  gurit pasqyrojnë minimalizëm, elegancë, funksionalitet dhe përsosmëri teknike deri në detajin më të vogël. Çfarë ju shihni në formën e gurit dekorativ, ose në formën e një muri dekorativë është një produkt i natyrës, e cila e krijoi këtë material të mrekullueshëm gjatë shekujve. Kjo është dhe një nga arsyet pse guri është i paçmuar dhe vazhdon ti japë arkitektëve, inxhiniereve, arkitektëve peisazhiste, dhe konstruktorëve mundësi të reja për dizenjimin dhe krijimin.


Ne ju paraqesim një numër të madh  idesh se si të krijoni një ambient të këndshëm dhe relaksues si në objekte publike ashtu edhe private, duke zgjedhur të përdorni një faqe muri , pse jo dhe dysheme të punuara me gurin tonë dekorativë të një kualiteti tepër të lartë. Produktet tona janë në dispozicion në një gamë të gjerë të ngjyrave dhe teksturave, me të cilat ju mund të ndiqni si stilin modern dhe klasik, ashtu  edhe atë  rustik.  Instalimi është jashtëzakonisht i thjeshtë.  Guri jone dekorativë  vjen  në formë pllakash të veçanta të cilat ndryshojnë në trashësi sipas stilit të zgjedhur dhe aplikohen duke përdorur një ngjitës me performancë  të lartë.


Guri dekorativ Rcon-Al Mathios Stone është perfekt për projekte retro, aplikohet në ambjente rezidenciale, komerciale etj, është i  përshtatshëm për të gjitha llojet e ndërtesave, duke përfshirë edhe ndërtimin e  lehtë, ka kosto efektive, është produkt jetëgjatë dhe I gjithanshëm, një vecori  që e bën te jetë ideal per përdorim te brëndshëm ose të jashtëm.Nuk është e rëndësishme se cfarë finiture guri ju po kërkoni sepse gjithmonë ka një produkt Rcon-Al Mathios Stone që do të shkojë me atë që ju po kërkoni.

 

 

Klikoni ketu per te pare profilin e kompanise Rcon-Al

 

 

 


Më të lexuarat