Secondary Adv

Euroconst ofron profilet me alumin termik per nje izolim perfekt

Share on Google+

EUROCONST sh.p.k është një kompani, e cila operon në sektorin e duraluminit, fasadave të vazhduara të xhamit, produkteve të xhamit dhe strukturave të hekurit. 

 

Me mbi 23 vite përvojë pune dhe 15 vjet aktivitet në Shqipëri, ajo ofron garanci për punimet dhe materialet e përdorura. Kompania Euroconst shpk, ju përgjigjet kërkesave dhe nevojave tuaja në çdo moment.

Alumin Termik

Sistemet e aluminit që ne përdorim në vetratat tona, si për fasadën e vazhduar ashtu dhe për dyert, dritaret, ndarjet e ndryshme të ambjenteve të brendshme etj, kanë një aplikim mjaft të mirë arkitektonik dhe plotësojnë çdo nevojë të klientit tonë.

Aktualisht theksi, gjithmonë e më shumë, po vihet tek profilet termo-izoluese, të cilat ruajnë nxehtësinë në dimër dhe ajrin e ftohtë në verë duke kursyer në këtë mënyrë energji elektrike dhe duke garantuar izolim perfekt nga ambjenti i jashtëm.

Karakteristika të përgjithshme:

1. Aplikohet në çfarëdolloj ambjenti.

2. Izolim mjaft i mirë nga ambjenti i jashtëm

3. Zgjidhje e përshtatshme për çdo nevojë

4. Gamë e gjerë aksesorësh

5. Mban pesha shumë të renda xhami (mund të aplikohet xham dopio dhe tresh).

 

Disa prej profileve që ne sugjerojmë në punimet tona:

Sisteme me hapje

S60 është një sistem i kompletuar në të gjitha aspektet për të gjitha llojet e figurave me hapje dhe efiçenca e tij energjitike është maksimale.

S80 Supreme Alutherm është krijuar për të arritur një dizajn të pastër, minimal, me shkëlqim karakteristik me sipërfaqe alumini, e cila duket fare pak dhe me performancë të shkëlqyer.

M11500 Alutherm Super Plus është sistemi më i avancuar nga ana teknologjike për strukturat e izolimit të energjisë. Ky profil arrin specifikimet më të larta Europiane persa i përket energjisë dhe izolimit të zhurmave apo erës si dhe përcjellshmërisë së ujit.

M11000 Alutherm Plus është një sistem i testuar dhe mjaft i besueshëm i dizenjuar për t’u përdorur në një gamë të gjerë aplikacionesh. Ai është çertifikuar për të plotësuar të gjitha kërkesat më moderne përsa i përket izolimit termik dhe sigurisë.

Sisteme me rrëshkitje

S700 është më i përparuari i sistemeve me rrëshkitje dhe ngritje. I përshtatshëm për hapje shumë të mëdha me karakteristika të cilat nuk krahasohen me asnjë lloj profili tjetër.

M300 është një sistem i kompletuar termik për hapje të mëdha për sistemet me ngritje dhe rrëshkitje me peshë deri në 400 kg dhe që të jep mundësinë për të realizuar hapje në kënde 90° me minimumin e kornizës së aluminit.

S350 është një qasje e re drejt sistemeve me rrëshkitje në përputhje të plotë me trendet më të fundit arkitektonike për linja të drejta e të zbutura me sa më pak korniza alumini të jetë e mundur.

S400 Premier Alutherm sistem termik për rrëshkitje sa më të ëmbël dhe hapje me ngritje për dyer dhe dritare, që jep mundësinë të përdorësh një larmi aksesorësh shumë cilësorë.

M9050 Light është një sistem me rrëshkitje, i cili si karakteristikë të veçantë ka peshën e lehtë të profilit dhe paraqitjen me cepa të lëmuar.

Per me teper informacion rreth Euroconst klikoni ketu


Më të lexuarat