×
Secondary Adv

Jeni duke mobiluar tualetin?! Ja disa keshilla qe duhet te ndiqni

Share on Google+

Kompani te sygjeruara

               

 

Stili


Ju dëshironi mobilje por kjo në përputhje me stilin e përgjithshëm të banjos tuaj. Nëse ju keni tualet me stil klasik, vaskë me këmbë dhe cezmat në ngjyrë bronzi, ju ndoshta do të dëshironit të rrini larg mobiljeve moderne, të hijshme në favor të një vështrimi më tradicional. 


Mendoni mirë për ndriçimin e tualetit


Zgjidhni ndriçimin e nevojshëm për tualetin, i cili edhe pse mund të jetë i vogël, me ndriçimin e duhur do të duket më i madh. Drita është element kyç për të krijuar hapësirë. Ju mund të eksperimentoni me ngjyrat e murit, mund të zgjidhni ngjyra të çelta, si ngjyrë kremi ose ngjyra vibruese siç është roza. 


Nëse do të lyeni muret mund të bëheni më kreativ të përdorni dy lloj tonesh, p.sh ngjyrë salmoni mbi një bazë rozë. Mund të zgjidhni llambadarë  të personalizuar ose mund të dekoroni vetë një llambë. E rëndësishme është të krijohet një ndriçim i butë, ideal për të lehtësuar tensionin e ditës, të kthehet në një SPA dhe të krijojë një gjendje paqeje dhe qetësie. Për të krijuar më shumë atmosferë vendosni qirinj rrotull vaskë suaj.


Hapësira


Përpara se të nisni dekorimin studioni hapësirën që keni në dispozicion. Për të lëvizur lirshëm në një hapësirë të vogël është i nevojshëm një organizim. 
Strategjia? Mos lër tuba, produkte bukurie, kremra të mbledhura të gjitha në një vend. Krijo rregull dhe ndaji më bazë të klasifikimit objektet që ndodhen në tualetin tuaj. P.sh mund të vendosësh një raft në një mur bosh, të shtoni kuti ose shporta. Njërën mund ta përdorësh për gjërat e make-upit , tjetrën për makinën rroje të bashkëshortit dhe për shampon me flluska të fëmijëve tuaj. Secili kutinë e tij. Kjo ndihmon e dhe për të pastruar më kollaj pluhurat.

 

Kompani te sygjeruara

               

 

Pastrimi i ajrit


Nëse tualeti juaj nuk ka dritare, instaloni një sistem ventilimi për eliminimin e ajrit që të mos krijohet lagështirë.


Aksesorët



Për një dekorim më personal shtoni disa aksesorë që e bëjnë atmosferën më të këndshme. Përdorni bazamente për tualetin dhe aksesorët e tij. Zbukuroni tualetin me lule dhe aroma natyrale.

Arredime moderne


Nëse arredimin doni ta bëni sa më modern, lini të lirë fantazinë tuaj duke qënë se ka shumë zgjidhje të përshtatshme për çfarëdolloj tipi arredimi. 
Megjithatë ka disa pika të cilat definojnë tipin modern. Një ndër këto definicione është vaska, e cila nuk duhet të mungojë kurrë në një arredim modern. Në këtë pikë nuk duhet të mungojnë aksesorët e vaskës të tipit SPA. 
Të rëndësishme janë edhe ngjyrat; për të arreduar një tualet me stil modern duhen pasur gjithmonë parasysh kontrastet kromatike.


Më të lexuarat