Secondary Adv

Sherbime ne Sigurine dhe Shendetin ne Pune nga Energy Plus Albania

Share on Google+

Energy Plus Albania degë e kompanisë italiane "Energy Plus Snc"ofron një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e Sigurisë e Shëndetit në Punë për të gjitha kategoritë dhe tipologjitë e ndërmarrjeve apo institucioneve private apo publike.

Formimi/trajnimi/certifikimi i punonjësve në përputhje me pozicionin e punës, sipas standardeve përbën domosdoshmëri për të patur mjedis të sigurtë e të shëndetshëm në punë. 

Të gjitha bizneset në bazë të ligjit, duhet të njohin punonjësit e tyre me koncepte si: rreziku, risku, dëmi, masat parandaluese dhe mbrojtëse, pajisje mbrojtëse individuale e kolektive në punë etj. dhe t’u krijojnë çdo punonjësi një mjedis pune të shëndetshëm e të sigurt. Mënyra më efikase për të patur një mjedis pune të shëndetshëm të sigurt është bashkë-punimi me kompani me përvojë, që zbatojnë standarde në fushën e organizimit të shërbimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, siç është, ENERGY PLUS ALBANIA SH.PK me nr liçense LN-8413-08-2014, lëshuar nga QKL–ja dhe e miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Shërbimet qe kompania ofron janë sipas tre grupeve kryesore si më poshtë:

1. Formimin, trajnimin dhe certifikimin e punonjësve të profesione të ndryshme në fushën e prodhimit, ndërtimit dhe telekomunikacionit etj. 

2. Shërbimin e Figurave Profesionale si: Përgjegjës Sigurie, Koordinator Sigurie dhe Mjeku i Punës.

3. Hartimi i dokumentacionit të nevojshëm për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar dhe standardit ndërkombëtar të fushës, si p.sh. BS OHSAS 18001/ISO 45001.

 Energy Plus Albania ka zhvilluar e zhvillon aktivitet të suksesshëm në fushën e organizimit të shërbimit të Sigurisë dhe Shëndetin në Punë në kompani të tilla si: ALBSTAR, EDIL AL,TAP, Gener2, Alesio 2014, Kontakt shpk, Join Venture Dondi Kubota, FARA Assocation, ANTEA TITAN, FCFK-Fabrika e Cimentos Fushe Kruje,Tring TV, Vodafone Albania, Albtelekom, Alba Group, Alba skela, Skelasyla, Millenium, Adstar, Edil Al It, IT Partners; Banka Kombëtare Greke, dhe së fundmi, EBRD (BankaEvropiane për Rindërtim dhe Zhvillim etj.

Energy Plus Albania ofron shërbimin e saj në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm sipas kërkesave të ligjit shqiptar dhe standardit ndërkombëtar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, si më poshtë:- Zhvillimi i Analizës së Rreziqeve dhe Analizës së Risqeve në vendet e Punës (kantier /ndërmarrje/institucion). -Zhvillimi i Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë. - Zhvillimi i Planit të parandalimit dhe mbrojtjes të Sigurisë dhe Shëndetit. - Hartimi i dokumentit të përgjithshëm të risqeve. - Hartimi i dokumenteve specifikë të risqeve(zhurmat, kimik, vibrimet etj). - Zhvillimi i Planit të Emergjencave.- Zhvillimi i Planit të Evakuimit. - Zhvillimi i Planit të Trajnimit.

 

Per me teper  informacion klikoni: https://acp.al/company-listing/company/1471/ENERGY-PLUS-ALBANIA-Sh.p.k./

 

Health & Safety Services Energy Plus

 


Më të lexuarat