Secondary Adv

Perfitimet nga perdorimi i paneleve fotovoltaik, nga Vega Solar

Share on Google+

VEGA SOLAR

Energjia Diellore është burim i rinovueshem & i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në tokë.

Përfitimet nga përdorimi i paneleve fotovoltaike: Ka shumë arsye pse duhet të përdorim panele fotovoltaike, por dy më kryesoret janë ulja e kostove dhe mjedisi. Më poshtë do të listojmë disa arsye:

1. Eliminon faturat e energjisë elektrike

 

Si për familjar dhe për biznese, fatura elektrike përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve mujore. Perdorimi i paneleve fotovoltaike ju mundëson të prodhoni energji elektrike Falas për të paktën 25 vite. Edhe në rastet kur për arsye të ndryshme nuk mund të mbuloni konsumin tuaj 100%, përsëri ju mund ta reduktoni ndjeshëm.

 

2. Kthim investimi i shpejtë

 

Çdo vit çmimi i paneleve fotovoltaike bie, duke e bërë këtë investim akoma dhe më fitimprurës. Koha e kthimit të investimit është llogaritur 5-7 vite për impiante fotovoltaike familjare dhe 3-5 vite për bizneset. Prandaj, perdorimi i paneleve fotovoltaike është një investim i zgjuar.

 

3. Rrit vlerën monetare të shtëpis apo biznesit tuaj

 

Sipas studimeve të tregut, pronat private të cilat kanë panele fotovoltaike kanë vlerë më të lartë monetare. Dhe jo vetëm kaq, por shiten më shpejt se pronat e tjera. Sa më tepër implementohet si ide midis njerëzve, aq më tepër rritet kërkesa për prona me impiante fotovoltaike.

 

4. Mbron mjedisin

 

Panelet diellore fotovoltaike janë një mënyrë shumë e mirë për të ulur nivelin e karbonit në ajër. Një impiant fotovoltaik rezidencial 6.6 kWp, i cili prodhon rreth 9.300-10.000 kWh në vit mund të uli deri në 10.6ton karbon në vit.

5. Krijon vende të reja pune

 

Rritja e sektorit të fotovoltaikeve sjell krijimin e vendeve të reja për punë. Sipas statistikave punët në këtë sektor kanë paga mbi mesataren, gjë që sjell dhe rritje ekonomike.

 

6. Je i mbrojtur ndaj problemeve në fushën e energjitikës

 

Ndërprerjet e energjisë elektrike ose tendenca për rritje të çmimit të energjisë elektrike në vitet e ardhshme nuk ju prekin më. Ju investoni një herë në një impiant fotovoltaik dhe i siguroni vetes siguri për të paktën 25 vite.

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Vega Solar

 

 

VEGA SOLAR


Më të lexuarat