Secondary Adv

Trendet e ndricimit per vitin 2023 nga Vitalux

Share on Google+

VITALUX


Ndriçues me materiale natyrale

Nuk është çudi që tendencat e ndriçimit për sezonin e ri do të vazhdojnë të përqëndrohen tek ndriçuesit me materiale natyrale siç ka ndodhur edhe në sezonet e mëparshme. Përveç iluminuesve me material si druri, bamboo-ja, lëkura etj. që kanë qenë të pranishme, tashmë janë shatuar edhe ato të punuara me spango, litarë, dhe letër. Në ndryshim nga vitet e tjera, risitë e reja përfshinë ndriçues me forma të çrregullta.

 

Ndriçuesit me formë ‘’fllucke’’

Ndriçuesit që duken ‘’si flluska’’  ose ndryshe me forma sferike të kombinuara me njera-tjetrën janë një trend që jane rikthyer fuqishëm këtë vit. Këto lloj ndriçuesish krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe i  shtojnë linjat e harkuara projektit tuaj. Një ‘’prekje’’ moderne pwr ambjentin por pa u larguar shumë nga stili tradicional.

 

Ndriçuesit transparent

Ndriçuesit transparent prej qelqi me llambat e ekspozuara do t’i shihni kudo këtë vit. Ky është sugjerimi ideal për adhuruesit e stilit minimalist. Ndriçuesit transparent vijnë këtë sezon me një varjetet formash si  të rregullta ashtu dhe  të çrregullta të kombinuara me element si ngjyra gold tek pjesa e rozetës. Të përshtatshëm për çdo lloj ambjenti por sidomos tek pjesa e kuzhinës.

 

Ndriçuesit industrial

Stili industrial i ndriçimit vazhdon të përdorët gjërësisht si për arredimin e shtëpive por edhe për restorante, bare ose ambjente zyre. Përveç zgjedhjes midis  ndriçuesve me material çeliku ose bakri këte vit stili industrial ofron risinë e ngjyrave. Ndriçuesit industrial mund ti gjeni këtë sezon në ngjyrën e zezë, gold, rose gold dhe gri.

 

Ndriçuesit me modele të guximshme.

Ndriçuesit shumëngjyrësh apo me forma dhe dizajne ‘’të guximshme’’ po konsiderohen si një trend kyç në 2023- in. Një ndriçues që është me pamje artistike dhe të guximshme tërheq vëmëndjen edhe kur është fikur. Iluminuesit e mëdhenj në forma bizhuterish apo me dizajne të punuara do të ndryshonin totalisht projektin tuaj. Sugjerohen ndriçues me qelq të punuar apo në formë perlash.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Vitalux

VITALUX


Më të lexuarat