Secondary Adv

Ishulli kuzhines – nje element i domosdoshem

Share on Google+

Aran Cucine Albania

Ishujt janë elementë kritikë në çdo kuzhinë. Një sipërfaqe me shumë funksione, e cila aksesohet nga të gjitha anët, ideale për të përmbushur një sërë detyrash. Për këtë arsye, ishujt janë gjithashtu një nga karakteristikat më të kërkuara në shtëpi.

Ishulli ndihmon që kuzhina të përshtaten me stilet e reja të jetesës. Falë karakteristikave të tyre mundësojnë ndërveprimin me ambientet e tjera të shtëpisë duke krijuar një zonë të përbashkët dhe mikpritëse.

 

Përdorimi i një ishulli kuzhine krijon menjëherë më shumë vende për miqtë dhe familjen, si dhe hapësirë shtesë për magazinim. Ju dëshironi që kuzhina juaj të jetë funksionale, kështu që nëse planifikoni një ishull kuzhine sigurohuni që ta projektoni mirë.

Para se të vendosni, duhet të merrni parasysh kufizimet e hapësirës dhe vendosjen e pajisjeve elektroshtëpiake. Takimi me një projektues profesionist kuzhinash do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ishulli përshtatet në shtëpinë tuaj.

Përmasa është thelbësore në skemën tuaj të ishullit të kuzhinës – veçanërisht nëse keni hapësirë të kufizuar. Ju duhet të konsideroni maksimizimin e hapësirës së brendshme dhe planin e punës.

 

Mos u tundoni të bëni dimensionet e përgjithshme shumë të mëdha pasi mund të dominojnë ose kufizojnë lëvizjen rreth kuzhinës. Nëse dëshironi të përfshini pajisje elektrike, ose lavapjatë, sigurohuni që të mund të akomodoni instalimet e domosdoshme.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Aran Cucine

 

Aran Cucine Albania


Më të lexuarat