Secondary Adv

Oksid Hekuri (Bojra cimentato), ZEUS-AL

ZEUS-AL

 



Përshkrimi

Oksid Hekuri (Bojra Çimentato)

Oksidet e hekurit janë pigmente inorganike të cilat përdoren kryesisht në industrinë e ndërtimit,në industrinë e prodhimit të bojrave,në industrinë ushqimore,në atë farmaceutike dhe më gjerë.

Këto pigmente janë të disponueshme në ngjyrë të kuqe,të  verdhë,të zezë,kafe , portokalli dhe jeshile(oksid kromi).

Pigmentet e oksidit të hekurit ndahen në :

 

Pigmente të gradës industriale

Pigmente të mikronizuara

Pigmentet e gradës industriale përdoren kryesisht në industrinë e ndërtimit  për ngjyrosjen e betonit,llaçrave të ndryshëm,stukos,bojakut,grafiatos,qeramikës,plastikës si dhe për shtrimin e dyshemeve industriale.

Pigmentet e mikronizuara  përdoren në industrinë e prodhimit të bojrave dhe pigmenteve të ndryshme.

Duke u bazuar në përbërjen dhe në formulën e tyre kimike,oksidet e hekurit karakterizohen nga një rezistencë e lartë ndaj  kushteve të këqija atmosferike dhe rrezeve ultraviolet, duke  mundësuar  ruajtjen e pandryshueshme të ngjyrave për një periudhë të gjatë kohore.

 

SHKARKO SKEDEN TEKNIKE