
.jpg)
.jpg)
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ka në përbërje të saj pluhur kuarcor, çimento, aditivë special dhe fibra
celulozike.
Përdoret për ngjitjen e paneleve te polisterolit ose paneleve me lesh xhami
me peshë të lartë, mbi sipërfaqen e murit jouniformë ose në sipërfaqet e
jashtme të fasadave. Aplikohet përpara suvasë mbi mure. Përdorimi i saj
siguron lidhje të qëndrueshme dhe rezistencë të lartë. Përpara përdorimit
të saj sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat. Për një thes ngjitës 25
kg duhen 6.8-7litra ujë, të cilat përzihen sëbashku, me mistri ose përzierës
elektrik deri 290 xhiro/min, deri sa të përfitojmë një masë homogjene.
Masa e përfituar lihet në qetësi për 5 min, më pas merret Mastic-Pol me
malle dhe shtrihet mbi sipërfaqen e polisterolit ose të panelit lesh xhami,
duke aplikuar 1 cm trashësi në pjesën anësore dhe disa pika në qendër të
tij. Paneli merret dhe presohet mbi mure duke u kujdesur që të jetë në
nivel. Kështu sigurohet vendosja e paneleve të tjerë. Pas 2 ditëve nga
vendosja e paneleve, vendoset plegma-pol me rrjetë në një shtresë të
hollë.
KONSUMI: Për sipërfaqe të rrafshta të murit konsumohen 5 kg/m për
1cm trashësi, midis murit dhe panelit. Produkti këshillohet të përdoret në
temp 5-35 C.
Nuk këshillohet të punohet kur ka erë të fortë apo nën rrezet përvëluese të
diellit.
Materiali ruhet për 9 muaj në ambjent të thatë me ambalazhim të pahapur
fabrike.