Secondary Adv

Kole Ngjites mineral me baze cementoje te bardhe Bekament, Qendra e Ndertimit

Qendra e Ndertimit

 



Përshkrimi

PËRDORIMI

Ngjitës mineral me bazë çementoje të bardhë, që ka për qëllim ngjitjen e elementeve prej polistiroli, për vendosjen e rrjetës së armaturës dhe për nivelimin e gjithë sipërfaqes së fasadës. BK-StirolFix White përdoret si shtresë bazike, pra si ngjitës për përforcim në kuadër të sistemit Bekatherm Standard termoizolues. BK-StirolFix White mund të përdoret edhe për ngjitjen e pllakave termoizoluese nga EPS dhe MW.

 

PËRGATITJA DHE VENDOSJA

Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta, dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese (me pika në mes dhe me rrypa anave) dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur lehtë mbi sipërfaqe. Gjatë armatimit ngjitësi vendoset me mistri me dhëmbë çeliku në sipërfaqen (madhësia e dhëmbëve 8-10 mm) e polistirolit të pastruar nga pluhuri. Në këtë mënyrë i vendosur, ngjitësi i freskët vendoset në rrjeta të armaturës nga lart poshtë (min. 10 cm përputhje mes shiritave). Pas tharjes e gjithë sipërfaqja nivelohet me një shtresë të re ngjitësi, në mënyrë që trashësia përfundimtare e shtresës së ngjitësit të jetë 4-5 mm. Ngjitësi duhet mbrojtur nga tharja shumë e shpejtë dhe nga ngrirja. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

 

TË DHËNAT TEKNIKE

Kushtet atmosferike optimale: temperatura e sipërfaqes dhe e ajrit +5°C deri +30°C. Mundësia e vendosjes së rrjetës së armaturës: pas minimum 48 orësh. Mundësia e aplikimit të shtresave përfundimtare: pas min 7 ditësh.

 

SHPENZIMI MESATAR I MATERIALIT

rreth 5-6.5 kg për ngjitje dhe rreth 5-7 kg për nivelim.

 

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.