Secondary Adv

Bateri industriale UPS DataSafe HX Plus, Enersys Albania

Enersys Albania

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Nderkohë qe kostoja e energjise elektrike vazhdon te rritet dhe konsumi i energjise ne perdorime te veçanta, si p.sh. qendrat e grumbullimit te te dhenave, vazhdon te shtohet, efiçenca energjetike eshte kthyer ne nje teme me interes dhe shqetesim ne rritje per industrinë UPS. Përveç kësaj, ndërgjegjësimi në rritje për ndikimin e konsumit të energjisë mbi mjedisin ka shtuar presionin te vendimmarrësit për të zhvilluar strategji serioze për menaxhimin e energjisë dhe për të investuar në nisma miqësore ndaj mjedisit. Si rezultat, reduktimi i kostove dhe përdorimit të energjisë përmes nismave te gjelbra eshte bere nje synim vendimtar per shume aktore te sistemit UPS, te cilët janë përpjekur të përgjigjen duke zhvilluar sisteme menaxhimi të energjisë me efiçencë më të lartë, me qëllim që të reduktojnë humbjet e energjisë dhe, në fund, kostot operative.

EnerSys®, nje nga prodhuesit me te medhenj te baterive ne bote dhe lider ne sistemet e ruajtjes se energjise, eshte krenar qe po ben pjesen e vet duke zhvilluar produktet me efektive dhe novatore per nje game te gjere perdorimesh. Gama DataSafe® HX Plus e EnerSys mund te kontribuoje ndjeshem per t’i ndihmuar konsumatoret per te arritur objektivat e tyre te biznesit ne aplikime te ndjeshme te energjise mbështetese. Perdorimi i teknologjise se provuar dhe te avancuar TPPL (teknologjia me pllakë te holle plumbi te paster), i kombinuar me perzgjedhjen e materialeve te cilesise dhe pastërtise se larte, ben te mundur qe EnerSys te prodhojë produkte me veti dhe avantazhe te jashtëzakonshme dhe, rrjedhimisht, me vlere shume te leverdishme.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme