Secondary Adv

Bateri per televizion kabllor PowerSafe SBS Enersys, Enersys Albania

Enersys Albania

Asistence mbi informacionin nga ACP
+355 69 93 44 722



Pershkrimi

Gama e baterive PowerSafe® SBS EnerSys® vazhdon të ofrojë zgjedhje dhe performancë të pashoqe për konfigurime kompakte dhe energji të dendur. Bateritë PowerSafe SBS janë prodhuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe janë ideale për përdorim të besueshëm në të gjitha aplikimet e komunikacioneve celulare dhe me linjë fikse. Bateritë PowerSafe SBS përdoren gjerësisht edhe në televizionin kabllor, ndriçimet e emergjencës, prodhimin e energjisë dhe përdorime në det.Gama e baterive PowerSafe SBS është e disponueshme në një sërë variantesh, duke përfshirë serinë me terminale përpara, e cila është bërë shumë e pëlqyeshme në përdorimet më të përparuara të telekomunikimit. Me një madhësi më të vogël se modelet e konkurrencës, ndërtimi i serisë me terminale përpara ofron fleksibilitet më të madh aty ku hapësira është e kufizuar dhe bën që instalimi dhe mirëmbajtja të jenë më të lehta dhe të shpejta.Bateritë PowerSafe SBS janë projektuar që të përballojnë temperatura të larta dhe mjedise të vështira. Teknologjia e avancuar me pllakë plumbi të pastër dhe metodat unike të prodhimit të përdorura nga EnerSys, bëjnë që bateritë PowerSafe SBS të jenë zgjedhja e parë për shërbim jetëgjatë dhe pa defekte. Temperatura maksimale e funksionimit e serisë së baterive PowerSafe SBS J mund të rritet deri në 80°C përmes një veshjeje metalike opsionale.

Dergoni kerkese kompanise:







Produkte te ngjashme