Secondary Adv

Wakaflex Membrane hidroizoluese per oxhak, BMI Adriatic Albania

BMI Adriatic Albania

 



Përshkrimi

Wakaflex është një produkt me përdorim universal për hidroizolimin e të gjitha bashkimeve të çatisë me murin, për hidroizolimin e oxhakut si dhe për izolime të tjera në çati. Wakaflex mund të shtrohet dhe të montohet shumë thjesht. Merr formën e dhënë dhe përshtatet ekzaktësisht me konturet e çatisë nëpërmjet shiritit prej alumini. Forma e dhënë gjatë vendosjes ruhet përgjithmonë. Falë vetisë së vetëshkrirjes së materialit nuk nevojiten materiale të tjera ngjitëse. Buza hermetike ofron siguri të lartë ndaj shiut, borës dhe pluhurit. Wakaflex përshtatet me të gjitha materialet e mbulimit të çatisë, të formatit të madh si edhe të vogël. Produkti Wakaflex duhet të mbyllet në konturin e sipërm të tij me profil alumini Wakaleiste si dhe të izolohet me silikon Dichtungsmasse K. Wakaleiste montohet lehtë me upa dhe falë ngjyrave në të dyja anët përdoret sipas dëshirës nga ana me ngjyrë të kuqe apo nga ajo me ngjyrë kafe.

 

Ngjyrat e kuqe, gri e errët, kafe

Gjerësia 28 cm

Gjatësia 5 m

Ngjyrat kafe

Pesha për copë 4,25 kg/ rulon