Treguesi i besimit ne ekonomi u rrit ndjeshem ne prill, vetem ndertimi ne renie
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje të ndjeshme në muajin prill.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 113.8, me rritje prej 6.6 pikësh në krahasim me muajin mars. Aktualisht, treguesi i besimit në ekonomi qëndron 13.8 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e biznesit të industrisë, shërbimeve, tregtisë si dhe të besimit konsumator, ndërkohë që sektori i ndërtimit...