
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Llaç hidroizolues i përbërë prej një komponenti, me bazë çimento
KARAKTERISTIKAT
-Ofron cilësi të mira izoluese ndaj lagështisë
-Mbron betonin nga karbonizimi.
-Është i lehtë në aplikim dhe ka kosto të ulët aplikimi
-Nuk ka efekt korrodues për betonet e përforcuara me çelik
FUSHAT E APLIKIMIT
Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve prej betoni, suvasë dhe mureve nga lagështia. I përshtatshëm për hidroizolimin e depozitave të ujit, ambienteve nëntokësore etj. I përshtatshëm për hidroizolimin e brendshëm për zonat nëntokësore, si për shembull bodrumeve, pasi i rezizton presioneve të larta për shkak të lidhjen shumë të fortë që krijon me suportin.
APLIKIMI
WASSERPROOF 1K shtohet gradualisht në sasinë e kërkuar të ujit nën një përzierje të vazhdueshme derisa të formohet një masë viskoze e përshtatshme për tu aplikuar me furçë. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë terësisht e tharë dhe nuk duhet të ketë gjurmë lagështie. Produkti aplikohet me dy ose më shumë shtresa në varësi të mjedisit. Çdo shtresë nuk duhet të jetë më shumë se 1mm e trashë për të shmangur plasaritjet dhe shtresa pasardhëse aplikohet mbasi të jetë tharë plotësisht shtresa parardhëse.
PAKETIMI
Thasë 25 Kg / Kova plastike 5Kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj nëse ruhet në ambalazh origjinal dhe mbrohet nga ngricat dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell.