
Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ngjitës dhe rrafshues në formë pluhuri i përforcuar me fibra për realizimin e sistemeve termoizoluese ETICS.
KARAKTERISTIKAT
-Punueshmëri e mirë
-Ngjitshmëri në sipërfaqe të vështira
-Hidrofobicitet i lartë i llaçit të forcuar ndaj shirave
Rrafshimi i paneleve duhet të bëhet në dy duar duke i kombinuar këto me vendosjen e rrjetës prej fibrash xhami rezistente ndaj alkalive.
FUSHAT E APLIKIMIT
TB 800 shërben për ngjitjen dhe më pas rrafshimin e të gjithë tipeve të paneleve që përdoren zakonisht për realizimin e sistemeve termoizoluese kapotë, si panele polisteroli, poliuretani, lesh guri, lesh xhami, grafiti, fibra minerale në mure tulle, betoni ose llaçi me bazë çimento. TB 800 është ideal si për fasada të jashtme, ashtu edhe për ambiente të brendshme.
PAKETIMI
Thasë letre 25 Kg.
JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA
12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga lagështia dhe ekspozimi direkt ndaj diellit.