Secondary Adv

Ngjites per pllakat e mermerit dhe granitit FMMARBLE

DEUTSCHCOLOR

 



Përshkrimi

Ngjitës fleksibël me bazë çimento, për ngjitjen e pllakave të mermerit dhe granitit.

KLASIFIKIMI I PRODUKTIT

FM MARBLE është klasifikuar si C2TE sipas EN 12004, baza C çimento, 2 ngjitës me forcë ngjitëse të lartë, T rezistenca ndaj rrëshkitshmërisë, E Kohë e zgjatur e punimit.

 

KARAKTERISTIKAT

– Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

– Për zonat e thata dhe me lagështi.

– Punueshmëri e mirë.

– Për fiksimin e pllakave të mermerit dhe granitit në sipërfaqe të vështira, mbi pllaka ekzistuese të vjetra dhe mbi dysheme me ngrohje.

– Për fiksimin e pllakave të mermerit dhe granitit në sipërfaqe gipsi të trajtuar me FM PRIMER.

 

 

FUSHA E PËRDORIMIT

FM MARBLE përdoret për shtrimin e pllakave të mermerit dhe granitit në sipërfaqe të ndryshme të tilla si: beton, veshje izoluese, çimento, suva, pllaka të vjetra, etj. Ky produkt është i përshtatshëm për brenda dhe jashtë

PAKETIMI

Thasë letre 25 Kg.

 

JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA

12 muaj, në qoftë se ruhet në kushte normale dhe në paketimin origjinal, i mbrojtur nga ekspozimi direkt ndaj diellit dhe acarit