Secondary Adv

Astar boje, Bk-Podloga BEKAMENT, GB Thermo Color

GB Thermo Color

 



Përshkrimi

Astar boje, Bk-Podloga BEKAMENT

Nënshtresa BK-Podloga

 

Përdorimi: Emulsion i koncentruar i destinuar për të përmirësuar ngjitjen, uniformitetin dhe fiksimin e nënshtresave minerale dhe të tjera, para aplikimit të ngjyrave të brendshme, si edhe për lyerjen e nënshtresave shumë absorbuese. Përdoret si nënshtresë para aplikimit të masës rrafshuese dhe gjatë përgatitjes së sipërfaqeve prej gips-kartoni, panelave prej fibre-çimentoje dhe sipërfaqeve minerale për përpunim të mëtejshëm.

 

Përgatitja: Para përdorimit të Nënshtresës-BK, ajo duhet holluar me ujë në raport Nënshtresa-BK:ujë=1:9. Po ashtu hollohet edhe në qoftë se sipërfaqja përgatitet për rrafshim. Baza zakonisht aplikohet me rrul me fije të gjata ose me spërkatje me një shtresë (në rastin e sipëfaqeve shumë të thata me thithshmëri të lartë grundimi mund të bëhet dy herë me 2-3 orë diferencë). Koha e tharjes para aplikimit të bojës duhet të jetë minimum 12 orë.

 

Shpenzimi: Rreth 30-50 m²/(1 l podloga), në varësi të thithshmërisë dhe qëllimit.

 

Brand:Bekament