Secondary Adv

Suva fasade me baze silikat silikoni Bekament, Qendra e Ndertimit

Qendra e Ndertimit

 



Përshkrimi

PËRDORIMI

Suva dekorative silikate e cilësisë së lartë në formë paste, me fortësi të madhe, me përpunueshmëri të shkëlqyer dhe depërtueshmëri të avullit të mirë, me aditivë silikonë për zmadhimin e jodepërtueshmërisë nga uji. E qëndrueshme ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike. Për arsye të karakteristikave të saj rekomandohet gjatë riparimit të objekteve të vjetra dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

 

STRUKTURA E SUVASË

Rajb dhe ful.

 

PËGATITJA DHE VENDOSJA

Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Grund Universal. BK-Sil Si&Si para përdorimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji deri 1%. Suvaja aplikohet me mistri çeliku me një trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura ful – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme që të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

 

VËREJTJE

Është e domosdoshme të bëhet barazimi i materialit që është i nevojshëm për një sipërfaqe fasade të vazhdueshme duke përzier përmbajtjen e disa kovave.

 

TEMPERATURA E PËRDORIMIT

Nga +15°C deri +30°C, lagështia relative max. 70 %. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Fasada duhet mbrojtur në mënyrë adekuate me rrjeta. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë.

 

SHPENZIMI

Rreth 2.4-3.3 kg/m2 në varësi të strukturës dhe granulimit.

 

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA

12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

Produkte te ngjashme