Secondary Adv

Kondicioner kasete me kater drejtime PLA (90x90cm), CLIMA POINT ALBANIA

CLIMA POINT ALBANIA

 



Përshkrimi

Kondicioner kasete me kater drejtime PLA (90x90cm)


Linja e kondicionerëve kasetë PLA, me katër drejtime të fryrjes së ajrit (90x90cm) si dhe eficiencë të lartë energjitike, e ndërthurur me sensorin “3D i-see” dhe volumin e madh të nxjerrjes së ajrit e bën këtë njësi shumë të mirë për ambiente tregtare.
Po ashtu ka një gamë të gjërë, duke filluar nga kapaciteti 35-140.

Njësi kasetë që kursejnë energji
Njësitë e brendshme kasetë me katër dalje ajri, të kombinuara me njësitë e jashtme Inverter, janë tashmë lider në tregun e sistemeve të kondicionimit përsa i përket kursimit të energjisë, si në ngrohje ashtu edhe në ftohje duke u renditur në klasin A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje.

Funksion i uljes së grilave automatikisht
Një funksion automatik i uljes së grilës, mundëson mirëmbajtje më të lehtë. Pulti i komandimit, gjithashtu është i pajisur me funksionin e uljes së grilës për të mirëmbajtur njësinë. Grila mund të ulet deri në katër metra nga tavani, duke mundësuar kështu filtrim të ajrit dhe pastrim të lehtë. Pastrami i filtrave është një faktor shumë i rëndësishëm në kursimin e energjisë.

Rrjedhë ajri optimale
Karakteristikat e rrjedhjes së ajrit ofrojnë maksimumin e komfortit në të gjithë dhomën. Në përzgjedhjen e rrymës së ajrit, ky funksion lejon përzgjedhjen e pavarur të niveleve për çdo ventilator, në këtë mënyrë mirëmban komfortin në zyrë dhe shpërndan në mënyrë të barabartë temperaturën.

Përshtatje automatike e shpejtësisë së ajrit
Funksioni i automatik i shpejtësisë së ajrit, i cili përshtat shpejtësinë e rrjedhjes së ajrit automatikisht, mundëson komoditet dhe komfort në ambjentet e ndenjes gjatë gjithë kohës. Ky funksion automatikisht përshtat shpejtësinë e ajrit në kushtet që të jetë sa më në harmoni me ambjentet e tjera të dhomave të ndenjes apo punës.
Në fillim të operacionit të ngrohjes/ ftohjes njësia e brendshme, gjeneron rrymë me shpejtësi të madhe në mënyrë që të ngrohë/ ftohë shpejt ambjentin.
Në momentin që temperatura arrin vlerën e dëshiruar, shpejtësia e rrymës së ajrit ulet automatikisht për të operuar një process stabël dhe komfort të ngrohje/ftohjes.