Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
VEKASLIDE 70
Një sistem ideal i dyerve ngrit-rrëshqitës
Sistemet e dyerve rrëshqitëse sigurojnë një qasje harmonike në kopsht, tarracë ose ballkon në hapësirën tuaj të jetesës dhe kështu rrisin cilësinë e banimit. Ashtu si me renovimin pasues të ndërtesave të vjetra, ku nuk do të duhej të bëhen ndryshime të mëdha konstruktive, sistemet e dyerve rrëshqitëse të VEKA-s mund të prodhohen në dimensione të ndryshme dhe ofrojnë zgjidhje ideale për të gjitha dëshirat tuaja individuale. Në ofertë egziston një gamë e gjerë e llojeve të konstruktimit.
Do të donim të prezantojme sistemet për dyert ngrit-rrëshqitëse (HS) dhe dyert-paralel-anim-rrëshqitëse (PSK). Dyert ngrit-rrëshqitëse janë shumë të përshtatshme për lëvizjen e sipërfaqeve të mëdha të xhamit. Kanatet qëndrojnë në binarë të veçanta, kurse gjat hapjes, kanata ngritet lehtësisht dhe lëviz mënjanë. Dyert-paralel-anim-rrëshqitëse përdoren në kalime më të ngushta si dyert e ballkonit. Kanata lëvizëse lehtësisht anohet, lëviz në binarin udhëzuese dhe lëviz mënjanë.
Karakteristikat e sistemit:
- Izolimi termik i shkëlqyeshëm Uf = 1.6 W / (m2K)
- Trashësia e instalimit të xhamit deri në 42 mm mundëson përdorimin e xhamit termoizolues trepalësh, e kështu arrihet vlera optimale Ud = 0.8 W / (m2K)
- Ndërprerja e dyfishtë e urës termike në prag, garanton izolim të lartë termik, si dhe pragu "pa pengesë", pothuajse në nivel me dysheme (në lartësi 50 mm)
- Dizajni klasik me kontura elegante të rrumbullakosura
- Mundësia e mbulimit të sipërfaqes me veshje alumini