Secondary Adv

Filter multimedial per sistem filtrimi uji, ALBUJI

ALBUJI

 



Përshkrimi

Filter multimedial per sistem filtrimi uji

 

Filtrat multimedial përdoren me qëllim për të larguar grimcat dhe turbullirën.

Sistemi konsiston në vendosjen e madhësive të ndryshme të rërës së kuarcit në më shumë se një shtresë.

 

Qëllimi i dytë i instalimit të Filtrit Multimedial përvecse largimit të grimcave është edhe mbrojtja e paisjeve që montohen në vijim. Në sistemet që filtrimi bëhet mirë ngarkesa e filtrave të tjerë do të minimizohet,do të rritet jetëgjatësia e pajisjeve dhe do të rritët produktivitëti I filtrave pasues.

 

Filtrat Multimedial përdoren si parafiltrim për pastrimin e ujit teknologjik dhe ujit të pijeshem ose për të larguar turbulliren e ujit të filtruar që ka dalë nga sistemet e purifikimit të ujrave të zeza.

 

Filtrat Multimedial përfaqësojnë zgjidhje më të përshtatshme për të plotësuar nëvojat tuaja të filtrimit me kapacitet dhe shpejtësi të ndryshme. Ata punojnë për një kohe optimale me nje komfort administrimi dhe sherbimi. Parametrat që ndikojnë në produktivitetin e Filtrit Multimedial ; Sasia dhe Cilesia e trupit filtrues dhe nje zgjidhje  e mirë e shpejtësisë së sipërfaqes. Nje shpejtësi e mirë në Filtrat Multimedial arrin nje shkalle filtrimi 15-20 mikron.

 

Grimcat që mbesin në lëndën filtruese shkarkohen gjatë kohes së shpëlarjes kështu që paisja filtruese pastrohet dhe lënda filtruese është rinovuar.