Secondary Adv

Filter per mineralet e ujit (hekur, mangan, arsenik), ALBUJI

ALBUJI

 



Përshkrimi

FILTRAT E HEKURIT DHE MANGANIT

 

Në sajë të mineraleve speciale Filtrat e Hekur-Manganit mund të reduktojnë sasinë e hekurit si dhe manganit deri në vlerat 5ppm në uje dhe ti cojnë në nivele të pershtatshme me nivelin e ujit të pijëshëm dhe në standartet e ujit të përdorëshëm

 

 (Fe=0,2 ppm – Mn= 0,05ppm).

 

Këto filtra nuk kanë nevojë për materiale të tjera.

 

Po ashtu këto filtra largojnë  gazrat si të sulfidit, të hidrogjenit, methanit, dioksidid të lirë të karbonit si dhe përqëndrimet e larta të lëndëvë organike në ujë.

 

FILTRAT E ARSENIKUT

Arseniku është një element i cili bën pjesë tek grupi i  metaleve dhe jo metaleve dhe është një nga elementet me të zakonshem në ujë, por ai gjithashtu ështe një substancë kancerogjene si dhe toksike.

 

Arseniku inorganikë më i gjinduri në natyrë është Arsenite(As(III)) si dhe  Arsenate (As(V)).

 

Tipi dhe shpërndarja e arsenikut përcaktohet nga pH I ujit, redoksi potencial, si dhe prezenca e joneve komplekse siç janë sulfuri, hekuri dhe kalçiumi.

 

Në shumë zona të botes  shumë njerëz janë ballafaquar me rrezikun e helmimit me arsenik për shkak të ndotjes me arsenik që ndodh natyrshëm në ujërat nëntokësore.

 

Për këtë arsye Sistemet e Filtrave te Arsenikut përdorën me sukses  për të ulur  vlerat e arsenikut nga vlerat e meparshme.në mënyrë që të arrihen kufijtë e pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga 50µg / L ne poshtë vlerës  10µg / L

 

Përderisa shëndeti i njerëzve ka rëndësi, mineralet e përdorura në sistemet tona janë në përputhje me normat botërore të ushqimit.