Secondary Adv

Filter uji me karbon aktiv, ALBUJI

ALBUJI
Filter uji me karbon aktiv

Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise

 

 



Përshkrimi

Filtrat me karbon aktiv

 

Filtrat me karbon aktiv përdoren për purifikimin e gazrave të tretur, mbetjeve dhe lëndëve organike të cilat i japin ujit  ngjyrën, shijen  dhe  erën e padëshiruar.

Karboni aktiv është si qymyri por me matërial me sipërfaqe shume të madhe (1000-1500 cubic metër / gr).

Produktiviteti i Filtrave me Karbon  Aktiv përcaktohet nga vetitë e Karbonit Aktiv që përdoret si media filtruese si dhe përcaktimi i saktë i shpejtësise së ujit.

Për ketë arsye Filtrat me Karbon  Aktiv  bëjnë purifikim psiko-kimik.

Filtrat me Karbon  Aktiv operojnë në mënyrë krejtësisht automatike pa ndërhyrje njerëzore.

Filtrat me Karbon  Aktiv rinovohen me ane të shpëlarjes automatike  15-20 minutëshe cdo ditë.

Një tipar tjetër i rëndësishëm i karbonit aktiv që duhet ti kushtohet vëmendje është se kjo lendë filtruese shërben si ambient i përshtatshëm për prodhimin e baktërieve pasi,

Karboni aktiv grumbullon lëndë organike në strukturen e tij dhe neqoftëse uji ka bakterie, bakteriet mund ti përdorin këto lëndë organike si ushqim dhe të riprodhohen.

Në ketë situatë është e mundur rrjedhja e baktërieve.

Për ketë arsye  është e rëndësishme dizinfektimi I ujit para dhe pas Karbonit Aktiv.