Secondary Adv

Sistem trajtimi per ujerat gri, ALBUJI

ALBUJI

 



Përshkrimi

Ujerat Gri

Sistemet e trajtimit tek Ujerat gri me MBR

 

Ujërat e përdorura ndahen në 2 kategori: Ujëra të Zeza  dhe Ujera Gri. Ujërat gri kanë nivel të ulët të lëndëve ushqyese , prandaj dhe kostot e trajtimit te tyre janë të ulëta.

Ujërat  gri jane ujëra të  gjeneruar nga lavamanët për larjen e duarve, dushet dhe banjat dhe këto ujëra mund të riciklohen në vend dhe të përdoren për shpëlarjen e tualeteve, ujitjen e kopshteve dhe larjen e makinave.

Teknologjia e trajtimit të ujërave  gri bazohet në sistemet MBR PTFE.

Këto sisteme janë gati për t’u përdorur dhe mund të dizenjohen sipas kërkesave specifike.

 

SISTEMET E TRAJTIMIT TE UJRAVE GRI ME UF

 

Nuk ka një përkufizim të qartë dhe të pranuar për ujërat gri.  

Ujërat që gjenerohen  nga lavamanet për larjen e duarve, dusheve dhe banjove konsiderohen gri pasi kanë  një nivel të ulët ndotjeje dhe janë lehtësisht  të  biodegradueshëm.

Këto ujëra mund të trajtohen me UF (Ultrafiltrim), rërë kuarci, filtra karboni ose rezervuarë balancues të mbushur me substanca biologjike dhe të gazuara.

Në hapin e fundit, uji i trajtuar mund të përdoret nga sistemet UV ose të dozohet me klor.

Ujërat  gri mund të përdoren për larjen e tualeteve, vaditjen e kopshteve dhe larjen e makinave.