Secondary Adv

Resorti turistik ne Divjake | 2016

Në kufi me Parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik me një sipërfaqe të përgjithshme  3,342 ha . Në faqen zyrtare në internet të kompanisë "Mabetex Group" është bërë publik projekti dhe fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zërë.

Resorti do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta. Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se ai do të prekë 1050 hektarë në pyll, 200 hektarë në det, 820 hektarë tokë jopjellore, sipërfaqe të ujit dhe të lagunës: 1,270 hektarë ( flora dhe fauna).

   

    

“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” - thuhet në projektin e publikuar nga kompania “Mabetex  Group”



“Mabetex Group”
Tel: +3554257253   
Fax: +3554257254
Web: https://www.mabetex.eu/
E-mail: vilson@albaniaonline.com ; netsonar@icc.al.eu.org ;

Me shume projekte ne Shqiperi