Secondary Adv

Mandarine Drive, Lunder, Tirane | Merkaj3 shpk | 2018

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

Rreth projektit

Mandarine Drive ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në çdo detaj midis qetësisë, gjelbërimit, teknologjisë së fundit dhe luksit. Projekti spikat në arkitekturën moderne, e cila integrohet me natyrshëm me zonën e Lundrës e Mulletit. Mandarine Drive, zhvillohet në një zonë relativisht të re rezidenciale me një rritje të konsiderueshme në investime në 10 vjeçarin e fundit.

 

Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk

Densiteti i ulët në ndërtim, hapësira masive të gjelbërta, struktura kontemporane, teknologjia e materialeve dhe sistemeve eficiente, diferencon ndjeshëm Mandarine Drive nga projektet ekzistuese duke prezantuar një standard të lartë jetese, në harmoni me hapësirën personale, atë të përbashkët dhe natyrës në zonën përreth.

 

Benefitet

 

Struktura

Mandarine Drive, implenton teknologjitë më të fundit në të gjitha aspektet e ndërtimit dhe kurimit të ambienteve e objekteve. Ata trajtohen me fasadë me sistem kapotë dhe një pjesë e tyre kanë veshje me parklex, në mënyrë që të jenë sa më eficient, ndërsa çarjet trajtohen me dritare dopio xham, kasë alumini. Çarjet e dritareve në fasadë variojnë në dimensione të ndryshme dhe janë optimale për ndriçimin dhe ventilimin natyror. Aplikimi i sistemeve Smart Home, ofron jo vetëm eficiencë energjitike por rritje të ndjeshme te komfortit të jetesës në ndryshim nga sistemet tradicionale. Mandarine Drive ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar midis qetësisë, gjelbërimit dhe stilit luksoz.

 

Tipologjite e vilave

 

VILA-A

 

Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk

E konceptuar për një jetesë komode, kjo vilë ofron një sipërfaqe mbi 300 m2. Me 4 ambiente që mund të përdoren në mënyrë multi-funksionale (dhoma gjumi, ndenje, gaming room, home cinema, zyrë) vila premton hapësirë mëse të bollshme për të gjithë familjen. E organizuar me një kat nëntokë, katin përdhe dhe një kat të parë, vila ofron parking për dy makina dhe të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë të rehatshme si ambiente ndenje dhe rekreative, lavanteri, kuzhinë të madhe, garderobë etj.

 

VILA-B

 

Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk

Kjo vilë është projektuar për të ofruar komoditetin që i duhet çdo familje, me një mori hapësirash për përdorime të ndryshme (dhoma gjumi, ndenje, gaming room, home cinema, zyrë). Me një oborr të madh dhe pishinën outdoor vila garanton një hapësirë relaksuese dhe të këndëshme. Vila ofron parking për dy makina dhe të gjitha kushtet e nevojshme për një jetesë të rehatshme si ambiente ndenje dhe rekreative, lavanteri, kuzhinë të madhe, garderobë etj.

 

VILA-C

 

Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk

E konceptuar për të maksimizuar hapësirat funksionale, kjo vilë ofron komfort maksimal. Ambientet e brendshme janë plot dritë natyrale falë fasadave dopio xham, ndërsa ambientet e jashtme plot gjelbërim. Me 5 dhoma, hapësirë depo, kuzhinë, 4 hapësira hidrosanitare kjo vilë është kombinimi perfekt i “design-it” dhe rehatisë.

 

APARTAMENT DUPLEX- D

Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk
Mandarine Drive Merkaj 3 shpk

 

Kjo tipologji apartamenti dallon nga çdo tjetër, me hapësirë mëse të mjaftueshme për një stil komod jetese, qetësinë dhe relaksin që të ofron vendndodhja, gjelbërimin që e rrethon dhe parkimin e garantuar për dy vende. Ështe zgjedhja ideale për t’ju larguar kaosit të qytetit dhe për të krijuar një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë shtëpiak. Në katin përdhe të objektit janë të organizuara dhoma e ndenjes, kuzhina, një njësi hidrosanitare dhe një depo. Në katin e parë të objektit janë të organizuara 3 dhoma gjumi dhe 2 njësi hidrosanitare.

 

Vendodhja

4.8 km NGA QENDRA E TIRANËS
100 m NGA TEGU

Mandarine Drive, zhvillohet në një segment shumë të favorshëm, jo vetëm nga ana gjeografike, në afërsi të Tiranës, por edhe në afërsi me kryqëzimet më të rendësishme pranë Unazës së madhe të Tiranës. Pozicionimi shumë pranë Qendrës Tregtare më të madhe në vend TEG (100 m larg) krijon një avantazh për banorët. E lokalizuar në Rrugën Kodra e Derhemit, vetëm 4.8 km nga qendra e qytetit, gëzon komunikim direkt me facilitetet që ofron kryeqyteti si dhe zona të tjera pranë si Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, Liqeni i Lundrës dhe Mali i Dajtit. Një tjetër avantazh i pozicionimit është distanca prej vetëm 26.2 km nga Aeroporti i Rinasit. Aksesi direkt në rrugët kombëtare bën të mundur lidhjen brenda pak minutave me qytetet kryesore të vendit si Elbasani, Durrësi etj.

Me shume projekte ne Shqiperi