Secondary Adv

Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani | VILA L shpk | 2019

Dergoji email
kompanise

Rezidenca VILA-L - Rruga Pjeter Bogdani

2 Objektet që do te ndertohen pozicionohen në një shesh ndërtimi që kufizohet nga rrugët “Pjetër Bogdani”, “Suleman Pasha” dhe rruga “Studenti”, njësia strukturore KA/208, Nën-njësia 1.Siperfaqja e sheshit te ndertimit eshte 11 300 m2. Ndertimi shtrihet përgjatë rrugës kryesore “Pjetër Bogdani” në pjesën jug-perëndimore te tij. Siperfaqja totale prej 32000 m2  dhe  menyra e pozicionimit te 2 objekteve ne plan, do te krijojne nje kompleks banimi dhe sherbimesh shume interesant dhe komod per banuesit e tij.
 
Te 2 objektet ne forme L, kulla lindore dhe kulla perendimore,  jane vendosur ne menyre te tille , duke krijuar nje hapesire te brendshme te kompleksit , shume te qete dhe relaksuese per oret rekreative. Parkimi I organizuar ne 2 kate , me nje siperfaqe totale prej gati 12000 m2 , garanton banoret e kompleksit per automjetet e tyre, duke shmangur stresin dhe pritjen per te parkuari automjetin kur ktheheni nga puna.Kati perdhe I objektit 10 katesh do te funksionoje si hapesire e dedikuar njesive te sherbimit ndersa 9 katet e tjera kane funksion banimin. Ndarjet e brendshme te apartamenteve jane te organizuara ne apartamente 1+1, 2+1, 3+1 dhe apartamente duplex.
 
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje

Rreth projektit

Fasada: Sistemi mantel me veshje me polisterol të dendësuar, përdorimi i terrakotës me pllaka të vecanta.
Dritaret dhe vetratat: Realizohen me profile PVC (Plastikë Foris, mekanizma Maco), shoqëruar me xhama termik, për të garantuar eficencë termike, në harmoni me elementët e tjerë të fasadës, të siperpermendur.

Funksionaliteti: Njësitë e banimit janë konceptuar dhe realizuar për të garantuar funksionalitet të mirë, në jetesën e përditshme të familjeve. Të gjitha ambjentet e brëndshme të një apartamenti janë projektuar e realizuar duke patur për bazë standartet e projektimit për të garantuar mirë mobilimin në to dhe funksionalitet të lartë në jetesën e përditshme. Në cdo apartament në fillim aksesohet korridori,dhe nepermjet korridorit shpërndahesh për në zonën e ditës dhe zonat e natës.

Rifiniturat: Rifiniturat cilësore sot janë domosdoshmëri për një ndërtim cilësor, prandaj dhe gama e zgjedhjes në objetet tona është sa e madhe po aq edhe cilësore.

Shtrimi & Veshja: Parketi laminat, pllakat gress-porcelan të prodhuesve më të mirë europian, siperfaqet e granitit janë disa nga elementet të cilët mund të përmendim për realizimin e shtresave.

Sistemet elektrike: Të gjithë përberësit e sistemeve elektrike jane 100% produkte të certifikuara, për ti dhënë shtëpisë të cilitdo prej klienteve tanë sigurinë e domosdoshme për një jetesë të qetë dhe të sigurtë.

Sistemet hidraulike: Përdoren materialet më të fundit, tubat multistrat të prodhuesve Italian, sistem i brëndshëm me kolektor në secilen Nyje-higjeno-sanitare, kaseta inkaso dhe sospeso për pajisjet kloset e bide, grupet inkaso të zonave të dushit, piletat HL e piletat lineare në zonat e dushit.

Sisteme ngrohje-ftohje: Të gjithë apartamentet realizohen me sistemet e fundit të ngrohje ftohjes, me sisteme VRF ose me pompe nxehtësie, në varesi të preferencës të klientit.

VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
 
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
VILA L shpk - Dy godina banimi dhe sherbimi 10 kat, me 2 kat parkim nentoke, Rruga Pjeter Bogdani  - Apartamente ne shitje
 
Rreth kompanise VILA-L

Shoqeria “Vila – L Shpk Tirane eshte krijuar si person juridik me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 27899 date 10.06.2002. Madhesia e Kapitalit te deklaruar me bilanc eshte 243.685.160 leke, shoqeri me kapital financiar 100% shqiptar dhe ushtron aktivitetin e saj ekonomik duke respektuar legjislacionin shqiptar per shoqerite tregtare, me administrator dhe ortak te vetem z. Lazër Mhilli. Shoqeria eshte e regjistruar prane organeve Tatimore me NIPT K21901002Q. Shoqeria eshte e pajisur me Licence Ndertimi Nr. NZ.4707/4  date 27.08.2019. Kohet e fundit shoqeria e mesiperme eshte perqendruar kryesisht ne ndertim ambjente tregtare dhe apartamente banimi.
 
 Leja e ndertimit & Plansistemi

Fillimi i punimeve: Korrik 2019
Perfundimi i punimeve: Korrik 2023

Me shume projekte ne Shqiperi