I përfunduar
Shfaq kontaktetPalazzo Viridario 2, Rruga Ndreko Rino | KASO shpk | 2019
kompanise
Palazzo Viridario 2, Rruga Ndreko Rino
Rreth projektit
tjetrin.
-Shtresat e dyshemeve në çdo apartament kanë fletë akustike për zhurmat ndërmjet kateve, gjithashtu edhe poshtë mureve të tullës vendoset izolues akustike për zhurmat e transmetuara i quajtur Fonostop i cili shërben dhe si hidroizolues.
-Projekti konstruktiv është i realizuar me sistemin zvicerian me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura "flat slab" ku vlen për t'u theksuar sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.
-Në altimetri objekti ndahet në 3 katet e nëntokës që do të përdoren për parkim, kati përdhe që do të shfrytëzohet për ambjente tregtare, kati i parë mbitokë që do të funksionojë për zyra dhe nga kati dytë deri në të nëntin do të jenë ambjente banimi. Katet e parkimit janë të sfazuara nga njeri tjetri me gjysëm kat dhe me një rampe lidhëse shumë të gjerë dhe pjerrësi shumë të ulët.
-Katet e nëntokës janë të ndërtuara me të gjitha sinjalistikat e nevojshme të saj dhe me ndriçues luminishent për ta bërë sa më të lehtë fushëpamjen e automjeteve.
-Gjithashtu kurbatura e kateve të nëntokes është e lartë dhe me soletë flat slab pa trarë në mes.
-Për shkak se volumet e kateve nëntokë të parkimit janë të sfazuara, 2 prej ashensorëve shkojnë deri në katin e 3 të nëntokës ndërsa i treti fillon në nivelin e katit përdhe.
-Sipërfaqja e lirë në perëndim të objektit është shfrytëzuar për hapësira rekreative dhe shplodhëse. Hapësirat e gjelbërta janë të plotësuara me shkurre dekorative dhe pemë të larta dhe përgjatë pasazheve do të ketë stola druri.
-Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.
-Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe të kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament.
Planimetri
Ap.41 ; 2+1 ; Sip=121.6 m2
Ap.43 ; 2+1 ; Sip=141.87 m2
Ap.61 ; 2+1 ; Sip=141.87 m2
Ap.62 ; 2+1 ; Sip=157.87 m2
Ap.71 ; 2+1 ; Sip=114.44 m2
AAp.81 ; 3+1 ; Sip=226.91 m2
Ambjent tregtar
Parking
Kliko
Per te gjitha planimetrite
Rreth kompanise KASO Group
Leje ndertimi
Perfundimi i punimeve:2020