Secondary Adv

Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht | ALTAN-SED CONSTRUCTION | 2020

Dergoji email
kompanise

Rreth projektit

Qendër Biznesi dhe Rezidencë  Banimi GRAND GALLERY, e projektuar nga FORMS STUDIO, e karakterizuar me stil arkitektonik modern dhe një design që dallohet për forma të  thjeshta dhe harmonike. Oborri I brendshëm me një sipërfaqe rreth 1500m2, zhvillohet si një hapësirë rekreacioni, e plotësuar me stola, gjelbërim dhe basene ujore, të cilat shërbejnë jo vetëm për të rritur vlerat estetike por edhe për të krijuar hapësira çlodhëse që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe mirëqenies tek banorët tanë. Në vazhdimësi të këtij qëllimi, në pjesë e pasme të kompleksit, pjesa veri-lindore e tij, zhvillohet një hapësirë e gjelbëruar (park) me sipërfaqe rreth 5000 m2. Në krahun jug-lindor të kompleksit, është lënë nje sipërfaqe prej rreth 10000 m2 e destinuar për kopësht, çerdhe, 9-vjeçare publike, gjimnaz publik dhe qendër sociale.

 
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
 

Kompleksi është I organizuar me dy kate parkimi nëntoke, në të cilat njëri do të jetë në shërbim të ambjenteve tregtare ndërsa tjetri në shërbim të banorëve. Kati përdhe dhe kati I parë i janë dedikuar totalisht ambjenteve të biznesit me hapësira lehtësisht të aksesueshme dhe hyrje të veçuara nga ato të banimit. Mbi dy katet e biznesit, zhvillohen 9 (nëntë) kate banimi, me organizim optimal të hapësirave dhe me apartamente komode dhe moderne të tipologjive nga më të ndryshmet. Aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim duke I shtuar vlerë çdo njësie ndërtimore. Disa nga benefitet e kompleksit janë: Fasadë e veshur me termoizolim, sistem kapotë; dritare me dopjo xham me mbushje me gaz për minimizimit e zhurmave dhe termoizolim; izolim akustik ne ndarjet ndërmjet apartamenteve; sistem I përgatitur I ngrohjes qëndrore; përdorim I pllakave dhe I dyerve I cilësisë më të lartë të importit; etj.

 

 
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
Altan-Sed shpk, Kompleks banimi dhe sherbimesh GRAND GALLERY, Yzberisht
 

Teknologjia e ndërtimit

Me shume projekte ne Shqiperi