Në ndërtim
.jpg)
Në ndërtim
Pozicioni i objektit eshte rreth 1.8 km në vijë tokësore nga qendra e qytetit të Tiranës. Sheshi në studim paraqet një interes të veçantë për zhvillimin më tej të zonës. Në pjesën veriperndimore sheshi kufizohet nga nje objekt i larte 9 katesh. Në jug kufizohet nga nje objekt 8 kate dhe nje 7 kate. Ndersa në lindje dhe në veri gjenden objekte të uleta 2 kateshe. Ndërhyrja në territor do të bëhet sipas propozimeve të PDV-së, të cilat duhet të mbajnë në konsideratë përmirësimin dhe shtimin e infrastrukturave publike për njësinë si dhe për legjislacionin në fuqi.
Kati përdhe i godinës ka një sipërfaqe prej 816 m2 ku zhvillohen ambientet e shërbimeve, grupi shkallë-ashensorë për katet e banimit dhe parkimit. Per sherbim sherben dhe kati I pare I godines me nje siperfaqe 824.3 m2. Objekti ka 4 kate nëntokë për parkim me një sipërfaqe prej 858 m2/kat dhe me një kapacitet prej 76 vënde për parkim. Aksesi i këtij kati nga automjetet bëhet me anë të dy platformave te ashensorit te vendosura ne jug te katit perdhe, ndersa aksesi nga njerezit behet nepermjet dy grupeve shkalle ashensor.
Objekti trajtohet me fasadë të ventiluar të veshur me pllake gri, ndërsa çarjet trajtohen me dritare dopio xham qe shkojne ne te gjithe gjatesine e katit. Carjet e dritareve në fasadë jane te trajtuara me nje modul 50 cm dhe shumefish te tij perkatesisht sipas hapesires se nevojshme. Carjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike në gjatësinë e katit duke maksimizuar ndricimin dhe ventilimin natyror.