Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
Jeni të apasionuar pas dizajnit dhe risive të fundit?
Jeni të kujdesshëm ndaj detajeve në përmbylljen e një projekti?
Ne jemi kompania e duhur për ju!
Aftësitë:
Aftësi të mira teknike dhe profesionale nga fusha e dizajnit.
Aftësi krijuese për të dhënë ide dhe zgjidhje inovatore për produktet që ofron kompania.
Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me klientët, eprorët, kolegët dhe për të mbajtur gjithmonë qëndrime positive.
I gatshëm për përvoja dhe përgjegjësi të reja.
I aftë për të punuar në ekip.
Kualifikimi:
Arsimim në grafik dizajn, pikturë, arkitekturë, etj.
Përvojë pune jo më e pakët se 2 vite si dizajner.
Njohuri dhe përvoja trajnimi e kualifikimi në dizajn, pikturë, fotografi.
Njohje e gjuhës angleze, gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
I adaptuar në përdorimin e MS Office kryesisht Excel, Word, Access dhe database të tjera në nivel bazë, Internet dhe e-mail.
Aftësi shumë të mira për përdorimin e programeve të dizajnit, si: Photo Shop, Corel DRAW, Adobe Ilustrator, etj.