Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Full-time | -- |
Përshkrimi
Kompania F&M Reklama, është duke zhvilluar struktura të reja të departamenteve për t’i shërbyer më mirë qëllimeve për t’u rritur dhe përmirësuar.
Për të zgjeruar Departamentin e Shitjeve, jemi duke kërkuar Specialist/e Klienti në Showroom.
Detyrat:
-Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit në kontakt direkt apo nëpërmjet telefonit ose email-it;
-Komunikon në mënyrë profesionale zgjidhjet më të mira për kërkesën;
-Synon të negociojë dhe të realizojë shitjen;
-Ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
-Menaxhon një portofol të caktuar klientësh;
-Delegon me përgjegjshmëri tek kolegët përkatës sipas situatave.
Kualifikimet
-Të ketë përfunduar studimet Bachelor (Administrim Biznes, Marketing, Komunikim, Inxhinieri ose degë të ngjashme);
-Aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe në të shkruar;
-Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
-Njohuri të mira të paketës Office;
-Njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Eksperienca në shitje përbën avantazh.