Secondary Adv

Risku financiar ne Shqiperi, permisohet me 6 vende

Shqipëria ngjitet me 6 vende në listën e shteteve që kërcënohen nga risku financiar i ekonomive të tjera, sipas portalit Euromoney që merret me analizën e riskut financiar dhe politik të vendeve në zhvillim.


Vendi ynë ndodhet aktualisht në grupin e fundit, atë të pestë, përsa i përket performancës ekonomike dhe nga ky portal vlerësohet me 35.8 pikë nga 100 pikë maksimale. Por edhe pse ekonomia shqiptare po rrit imunitetin përballë rreziqeve që i vijnë nga jashtë, ajo vazhdon të mbetet e ekspozuar nga ndikimet që vijnë nga ekonomitë e dy vendeve fqinje, Italia e Greqia.


Perspektiva është që Shqipëria t’iu bashkangjitet vendeve të grupit të katërt, me të cilët e ndan vetëm një gjysmë pike nga vlerësimi aktual, duke nënkuptuar një vlerësim më të mirë të kreditimit, që mund të arrijë notën BB+.
“Perspektiva e Eurozonës ka përmirësuar deri në një farë pike ndjesinë që rrethon Shqipërinë”,  janë fjalët e analistes ekonomike të Grupit Bankar të Pireut Dimitria Rostika. Por ato që kanë rëndësinë kryesore sipas saj janë reformat domethënëse të dy viteve të fundit.


Këtu përfshihen detyrat e vështira dhe të përmbushura pjesërisht të pastrimit të kredive me probleme që rëndojnë mbi sektorin bankar dhe një nisje ambicioze e reformës në sektorin e energjisë. Një tjetër pikë kyçe mbetet shlyerja e borxheve të qeverisë, proces i cili po realizohet me asistencën e FMN-së.
Por Shqipëria ka ende një rrugë  të gjatë drejt një rritjeje të fortë dhe të qëndrueshme pavarësisht nxitjes së politikave monetare që promovojnë rritjen e kreditimit sipas portalit Euromoney.


Më të lexuarat