Secondary Adv

Shqiperia do te kete akses ne fondet e punesimit te BE-se

Marrëveshja është depozituar në Kuvend dhe përmes saj bëhet e mundur pjesëmarrja e Shqipërisë në programin “Punësim dhe inovacion social”, duke përfituar mbështetje në nivel kombëtar në fushat e punësimit dhe çështjeve sociale.


“Programi do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të ngutshëm të papunësisë së të rinjve dhe grupeve në nevojë, duke u dhënë akses në mikrofinanca etj” shkruhet në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend.


Pjesëmarrja e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian për punësimin ka për qëllim të rrisë normat e punësimit, në veçanti për të rinjtë, duke mbështetur krijimin e vendeve të punës që promovojnë një fuqi punëtore, duke rritur lëvizshmërinë gjeografike dhe promovimin einovacionit social.


Shqipëria, si vend kandidat, do të mund të përfitojë në 2 nga 3 akset e programit; në aksin që parashikon uljen e papunësisë te të rinjtë dhe në aksin që parashikon mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe ndërmarrjet sociale.Shqipëria, për të marrë pjesë në programin për punësim dhe inovacion social, duhet të paguajë në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Europian një kontribut financiar 50 mijë euro për vitet 2014-2016.


Më të lexuarat