![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
BE do te financoje linjen e interkonjeksionit me Maqedonine
Projekti parashikohet të fillojë ndërtimin vitin e ardhshëm, pasi të përfundojë linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri Gjinkuri kërkon mbështetje për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik TAP me gazsjellësin Jonian-Adriatik IAP.
Bashkimi Evropian garanton mbështetjen financiare për projektin e ndërtimit të linjës elektrike të interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kjo u konfirmua gjatë takimit të mbajtur dje në Vienë mes ministrave të energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Takimi u drejtua nga drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Z.Janez Kopaç, me prezencën e Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë dhe Zgjerimin Z. Johannes Hahn.
Shqipëria u përfaqësua nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në cilësinë edhe të drejtuesit të Presidencës së radhës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Në vijim të Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe në konsultim me Komisionerin Evropian për Energjinë e Çështjet klimaterike, ministrat e gjashtë vendeve u dakordësuan për miratimin e një deklarate të përbashkët që i paraprin Samitit të Kryeministrave që do të mbahet më 27 Gusht në Vienë.
Programi IPA 2015
Ministrat miratuan edhe një listë të shkurtuar të projekteve prioritare të investimit të cilat do të përfshihen në programin IPA 2015. Pjesë e kësaj liste është edhe ndërtimi i linjës së interkonjeksionit që e lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Projekt i cili parashikohet se do të mund të fillojë ndërtimin vitin e ardhshëm kur përfundon linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjashtë vendet ballkanike shprehën pëlqimin e tyre për krijimin e një tregu rajonal të energjisë dhe Këshillave Kombëtar të Investimeve. Në kuadër të deklaratës u la e hapur mundësia që lista e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë të mund të përditësohet në vitin 2016 ndërsa këto vende do të marrin një sërë masash për të ju përgjigjur kërkesave të Komunitetit të Energjisë për një treg të hapur, konkurues, rregullator të pavarur.
Në fjalën e tij, Ministri Gjiknuri njohu të pranishmit me hapat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të reformës në sistemin energjitik dhe projektet e lidhjes me linjat e transmetimit me vendet fqinje si ajo me Kosovën që po ndërtohet dhe shumë shpejt linja me Maqedoninë. “Bashkimi Evropian mund të jetë mbështetës për vende si ne, janë projektet e infrastrukturës energjitike ato që mund të bëhen prioritare dhe të shkojnë në rrugën e realizimit”, u shpreh ministri Gjiknuri. Ai kërkoi mbështetje për projektin e rëndësishëm të degëzimit të gazsjellësit Trans Adriatik TAP me gazsjellësin Jonian-Adriatik IAP. Sipas tij, ky investim i shërben diversifikimit të burimeve për një pjesë të vendeve të Ballkanit.
Komisioneri Hahn vlerësoi se energjia tanimë është një çështje jo vetëm e politikës së fqinjësisë së mirë por edhe asaj të zgjerimit. Sipas tij, siguria energjitike është një sfidë për të gjithë evropën ndaj përpjekjet për diversifikimin e burimeve duhet të jenë të përbashkëta. Ai bëri thirrje për përmirësimin e lidhjeve të interkonjeksionit ndërsa nënvizoi se Samiti i Vienës do të jetë një mundësi e mirë për të prezantuar disa projekte me interes për të gjitha vendet e rajonit. Në vlerësimin e tij, projektet në energjitikë, krahasuar me ato në infrastrukturë janë më konkrete dhe e japin efektin e tyre në një kohë më të shpejtë.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)