![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Kompensimi i energjise, perfitojne 89 mije persona
Ministria e Financave zbardh pagesat për kompensimin e energjisë pas heqjes së fashës mbrojtëse, 300 kvh. Janë shpërndarë kompensimet për periudhën shkurt–qershor, 271,287,144 lekë dhe janë në proces shqyrtimi me të drejtë tërheqjeje nga 01.02.2015 rreth 2,441 raste me vlerë monetare 1,581,768 lekë. Shuma që do të përfitohet gjithsej për kompensimin e energjisë elektrike arrin në 272,868,912 lekë.
Sipas Ministrisë së Financave, llogaria vjetore për sigurimet shoqërore është 636 milionë lekë dhe janë tërhequr nga Thesari deri në muajin qershor 2015 rreth 289 milionë lekë. Numri mesatar i përfituesve po arrin rreth 89 mijë persona dhe procesi është në vazhdim. Sipas Ministrisë së Financave, kërkesat e reja shqyrtohen me të drejtë pagese nga 01.02.2015, që i përgjigjet energjisë së konsumuar dhe paguar nga fillimi i muajit janar.
Treguesi “Kompensim për shtresat në nevojë”, pjesë e treguesve fiskalë në tabelën e buxhetit 2015 ka një specifikë: Pavarësisht se parashikohet si një zë i veçantë (në plan), kur përdoret, bëhet pjesë e treguesve të tjerë buxhetore. Kështu për shembull, fondi i kompensimit janar-shkurt-mars-prill-maj, përfituar nga pensionistët, është pjesë e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Kërkesat e reja
Kërkesat e reja shqyrtohen me të drejte pagese nga 1.2.2015, që i përgjigjet energjisë së konsumuar dhe paguar nga fillimi i muajit janar. Procedurat për bëhen për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovat/orë në muaj. Shuma që secila prej këtyre kategorive do të marrë si shtesë automatike në pagesën e familjes së vet është 6480 lekë në muaj. Fatura e energjisë elektrike për përfituesit e këtij vendimi do të jetë e njëjtë me faturën e konsumatorëve që nuk e përfitojnë këtë kompensim dhe vlera e saj do të shprehet me çmimin e ri të energjisë elektrike. Kompensimi për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 kvh bëhet vetëm për një kontratë energjie dhe vetëm për një prej kategorive përfituese.
Dokumentet për të përfituar kompensimin për energjinë
I. Familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomie, familjët që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët.
1. Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike:
a) Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit
b) Certifikatën familjare
c) Fotokopje e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.
2. Familjarët që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuara është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar duhet të paraqesë pranë administratorit shoqëror:
a) Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit
b) Certifikatë familjare që vërteton se personi me aftësi të kufizuara është kryefamiljar
c)Për anëtarë madhorë të familjes, vërtetim nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë
d) Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrim të papaguar.
3. Të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror:
a) Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit
b) Certifikatë familjare
c)Fotokopje e librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose
fotokopjen e vendimit të KMCAPit/ KMVP
e) Fotokopje e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka
detyrime të papaguara~
II. Kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti dhe pension pleqërie
1. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën personale të përfituesit. Kryefamiljari pensionist/invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit:
a) Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit~
b) Certifikatën familjare për invalidët~
c) Për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë~
d) Fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara~
III. Kryefamiljarët që janë punonjës buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj.
Përcaktimi i përfituesv
e do të bëhet nga institucionet përkatëse buxhetore, ku përfituesit marrin pagën bruto nën 35 mijë lekë. Në fillim të procesit të përfituesve dhe sa herë që ndryshojnë kushtet për përfitim, personat përfitues të këtij kompensimi së bashku me deklaratën personale duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse të burimeve njerëzore:
a) Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit~
b) Certifikatë familjare që vërteton se punonjësi buxhetor është kryefamiljar~
c) Për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë~
d) Fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara~
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)