Secondary Adv

Banesat sociale, kualifikohen 220 dosje per miratim

Rreth 205 dosje të qytetarëve të pastrehë që kanë aplikuar për të përfituar nga programi i banesave sociale janë çuar në Këshillin Bashkiak ndërsa 15 janë gati për miratim në komisionin e strehimit të Bashkisë.


Pra në total 220 dosje pritet të kalojnë në mbledhjen e Këshillit të ri Bashkiak, pas marrjes së mandatit nga Kryetari i zgjedhur, Erion Veliaj.
Ndërkohë që janë në total 385 apartamente në dispozicion të qytetarëve të ndërtuara në zonën e Shkozës, por që mesa duket numri i atyre që kanë plotësuar konform ligjit dokumentacionin është më i ulët.Apartamentet për kategoritë në nevojë janë ndërtuar që në vitin 2011, por shpërndarja e tyre është zvarritur vit pas viti për shkak të përplasjeve politike mes forcave, duke bërë që edhe sot të jenë të pabanuara.


Nga ana tjetër qytetarët janë detyruar që herë pas here të bëjnë rifreskim dokumentacioni. Qiratë që duhet të paguajnë familjet në nevojë fillojnë nga 4 mijë lekë deri në 18.620 lekë në muaj, kjo në varësi të tipit të apartamentit dhe të ardhurave të familjeve.Ndërkohë që janë përcaktuar edhe të ardhurat minimale që duhet të ketë një familje në bazë të numrit anëtarëve, ndërsa do të ketë subvencion nga bashkia për atë kategori familjesh, kur niveli i qirasë është më shumë se 25% i të ardhurave neto të familjes.


Më të lexuarat