![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Brenda 2020-es Shqiperia do te jete pjese e rrjetit rajonal te energjise
Paralelisht me Sistemin e Shpërndarjes, Ministria e Energjisë ka nisur investimet në transmetim me ndërtimin e qendrës së re kombëtare dispeçer që menaxhon flukset e energjisë, një investim prej 23 mln eurosh financuar përmes një huaje nga Kooperacioni Italian.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Engjëll Zeqo inspektuan punimet për ndërtimin e Qendrës së re Kombëtare Dispeçer.Projekti me vlerën 23 milion euro është pjesë e një pakete objektesh për sistemin elektroenergjitik të financiar nëpërmjet një huaje të Kooperacionit Italian.
Pas një periudhe të gjatë bllokimi, projekti rinisi punën në dhjetorin e vitit 2014 dhe pritet të përfundojë plotësisht në vjeshtën e këtij viti. Ai parashikon vendosjen e sistemit SCADA/EMS; sistemin e telekomunikacionit dhe shtrimin e fibrave optike; adaptimin e impianteve që përfshijnë të gjitha objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë, dhe nënstacionet e OSHEE-së. Elementi përmbyllës i projektit është ndërtimi i godinës së Qendrës së re Kombëtare Dispeçer dhe zyrave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
“Është investimi për shtyllën kurrizore të të gjithë sistemit elektroenergjitik shqiptar, pra do të jetë truri kontrollues që monitoron të gjithë flukset e energjisë në Shqipëri por dhe në rajon. Është shumë e rëndësishme ta themi se ky investim ishte bllokuar dhe është dashur të bëhen ndërhyrje e negociata me palën italiane për ta bërë të mundur zhbllokimin dhe kryerjen e tij. Pra do të thotë që këtu jo vetëm do të jenë zyrat por do të jetë truri i monitorimit i të gjithë sistemit elektroneergjetik shqiptar. Në terma realë, do të thotë se sistemi elektoenergjitik shqiptar, përsa i përket kësaj pjese bëhet i barabartë me të gjithë vendet europiane”, theksoi ministri Gjiknuri.
Z.Gjiknuri nënvizoi se siç është ndërmarrë angazhimi, brenda vitit 2020, Shqipëria do të jetë plotësisht e integruar me rrjetin rajonal dhe me rrjetin europian të energjisë.
“Kjo qendër, ky tru elektronik i monitorimit të sistemit do të bëjë të mundur edhe zhvillimin e një tregu më likuid të energjisë elektrike. Do të bëjë të mundur menaxhimin e flukseve të investimeve private për të pasur një treg më të sigurtë por edhe shkëmbime më të mira me vendet fqinje duke kontribuar në sigurinë energjitike”, sqaroi z.Gjiknuri.
Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Z.Engjëll Zeqo tha se qendra dispeçer, momentalisht është vendosur provizorisht në nënstacionin Tirana 2 por me mbarimin e godinës e gjitha do të spostohet në këtë ambient të ri. “Investimi total rreth 23 milion euro përfshin komplet instalimin e sistemit SCADA/EMS. Sistemi bën kontrollin e supervizimin, grumbullimin e të dhënave nga të gjithë nënstacionet dhe sistemi EMS që ka të bëjë me menaxhimin e sistemit energjetik, e cila të ndihmon në vendimmarrjen gjatë ditës normale të punës. Njëkohësisht bën analizën e sigurisë, por ndihmon shumë edhe pjesën e kontrollit, të menaxhimit dhe të prodhimit”, u shpreh Z.Zeqo.
Ai sqaroi se ka aparatura të dedikuara për të bërë lidhjen dhe leximin e të gjitha të dhënave, monitorimin edhe të nënstacioneve të vendeve fqinjë çka ndikon tek pjesa e sigurisë së furnizimit.“Para dy vjetësh kjo godinë ishte vetëm një gërmadhë e mbushur nga uji. Sot jemi në fazat e fundit të mbarimit të saj, shumë shpejt do të realizohet inaugurimi dhe kjo falë ndihmës e mbështetjes që OST ka patur nga Ministria e Energjisë, ambasada e Italisë në Tiranë dhe Kooperacioni Italian”, theksoi Z.Zeqo.
Ndërtimi i qendrës së re dispeçer do të bëjë të mundur realizimin e një sistemi kontrolli dhe drejtimi të sistemit elektroenergjitik bazuar në teknologjinë bashkëkohorë, që është një nga faktorët kryesorë që garantojnë sigurinë e punës dhe shfrytëzimin optimal të sistemit tonë elektroenergjitik.
Ky projekt do të mundësojë përcaktimin e mënyrës së shfrytëzimit ekonomik dhe optimal të sistemit energjitik dhe drejtimit operativ të tij mbi bazën e planit të prodhimit dhe të shkëmbimit të energjisë. Ndërtimi i qendrës është i domosdoshëm për aktivitetin në sinkron me rrjetin europian të transmetimit (ENTSO-E), për rregullimin fuqi -frekuence dhe për t’ju përgjigjur kërkesave që lidhen me tregun rajonal të energjisë elektrike.
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)