Secondary Adv

Tatimet ne Vlore, gjoba 126 subjekteve dhe sekuestrim mallrash ne 17 njesi

Gati 10 milionë është vlera monetare e gjobave që tatimet kanë vendosur në 126 subjekte, nga 226 të tilla të cilat janë kontrolluar në kuadër të një operacioni 3 ditor të kryer në Vlorë, (23.07.2015 – 25.07.2015).


Ndërkohë që vijon operacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Policisë së Shtetit, për konstatimin e shkeljeve në fushën e tatim-taksave. Gjatë 3 ditëve të fundit është ushtruar kontroll në 226 subjekte gjithsej. Gjobat e vendosura në 126 subjekte kapin shifrën e mbi 9.6 milionë lekëve. Nga kontrolli janë evidentuar 68 shkelje.


 Në 17 prej tyre u mor masa administrative “konfiskim malli”, ndërsa 51 subjekte të tjera u ndëshkuan me gjobë. Ndër mallrat e konfiskuara janë pije alkoolike, pije freskuese, produkte farmaceutike, produkte kozmetike, materiale ndërtimi pa leje dhe një supermarket. Po ashtu është proceduar për “fshehje të ardhurash” administratori i hotel “Royal”. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës vazhdon hetimet për punonjësit e organeve tatimore, për moskryerjen e detyrës, për mosushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin.


Pak ditë më parë, Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Shehi, lëshoi një udhëzim për masat që duhet të merren ndaj tatimpaguesve që kapen me shkelje. Urdhri kishte për qëllim zbatimin sa më korrekt të procedurave tatimore nga ana punonjësve të Administratës Tatimore, të Verifikimit në Terren dhe të Hetimit Tatimor (Task-Forcë) të cilët kryejnë verifikime në vend apo kontrolle tek tatimpaguesit.


Më të lexuarat