Secondary Adv

Koncesionet shtet-privat, ligji le jashte hidrocentralet me mbi 2 megavat

Në fakt, përjashtimi për hidrocentralet ishte më herët, por tani vjen me një kufizim të ri, duke lënë jashtë ata me fuqi të instaluar mbi 2 megavat. Sakaq, neni që përcakton trajtimin e koncesioneve të hidrocentraleve për rastet e pakërkuara shfuqizohet.


Pra kompanitë e interesuara për një koncesion hidrocentrali që nuk është nxjerrë për interes nga qeveria, nuk mund të shfaqin interes dhe të fitojnë bonusin favorizues. Kjo shkon edhe në një linjë me deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, i cili tha se tashmë jo mbi çdo lumë apo përrua do të ketë nga një apo më shumë hidrocentrale.


Partneritetet
Ligji për partneritetin publik-privat ka marrë një rëndësi të madhe dy vitet e fundit në kohën kur qeveria po bëhet gati të kalojë një sërë sektorësh për menaxhim të përbashkët privat dhe publik. Janë bërë një sërë ndryshimesh që krijojnë edhe kushtet e përshtatshme për këto lloj koncesionesh që kanë si synim përmirë- simin e eficiencës dhe uljen e detyrimeve financiare të qeverisë. Në këto kushte, listës së sektorëve që mund të trajtohen si partneritete publike-private, pas 18 sektorëve, i shtohet edhe një tjetër i 19-të, që është bujqë- sia.


Në ndryshimet e fundit të ligjit, që kanë ka kaluar gjithë hallkat e miratimit, është shtuar një sektor i ri. Kjo bëhet në një kohë kur bujqësia mbetet një nga sektorët me mbështetjen më modeste financiare, por me një kontribut pozitiv të vazhdueshëm në ekonomi. Një ndryshim i tillë i hap rrugë çdo investitori që, pasi të bëjë një studim në këtë sektor, të mund të bëjë një propozim pranë qeverisë për të përfituar nga një nismë e tillë.


Ngërçi i vetëm që ka sektori i bujqësisë dhe i nënvizuar herë pas here është copëzimi i tokës në shumë pronarë dhe mbjellja e kulturave të paharmonizuara. E reja tjetër në koncesionet PPP, sipas ndryshimeve në ligj, është fakti që autoritetet kontraktore që janë të interesuara për të dhënë projekte, mund të marrin edhe nisma të pavarura duke u konsultuar me ekspertë të jashtëm për të identifikuar çdo mundësi që mund të kalojë përmes kësaj procedure.


Kriteret
Procedura e një projekti partneriteti publik-privat nga përgatitja e dokumentacionit te kriteret e shpalljes së fituesit kanë ndryshuar me rregullimet e fundit që i janë bërë ligjit. Kështu, ajo që bie në sy është që tashmë tarifa më e lartë e koncesionit nuk do të jetë më kriter për përzgjedhjen e fituesit. Kjo pikë e ligjit është shfuqizuar dhe ato që mbeten në fuqi janë oferta ekonomikisht më e favorshme, kriteret teknike, eksperienca apo edhe çmimi për konsumatorin fundor./Panorama


Më të lexuarat