Secondary Adv

Zona ekonomike ne Spitalle, ja procedurat dhe dokumentet per konkurrim

Qeveria ka publikuar kontratën dhe procedurën konkurruese për ndërmarrjet që duan të shtrijnë aktivitetin në zonën e Spitallës.

 

Për të tretën herë radhazi brenda një përiudhe të shkurtër kohore, zona e Spitallës në Durrës është shpallur territor ekonomik, por e përcaktuar saktësisht si “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”. Kjo zonë do të ketë sipërfaqe rreth  501.9 ha, pjesë e zonës kadastrale nr. 8517, në Spitallë, Durrës.

Objekti i kontratës i publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, në Qytetin e Durrësit, nga burimet financiare të zhvilluesit të shpallur fitues nga procedura konkuruese.

Sipas vendimit në fjalë, llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë zonë janë ato prodhuese, industriale dhe agropërpunim; tregtare dhe magazinim mallrash dhe shërbime. Periudha e funksionimit të zonës është parashikuar 99 vjet. Vlera e kërkuar e Sigurimit të Ofertës është 15 milion Lekë.

 

 

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit janë të pikëzuara, ku me 50 pikë vlerësohet kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit, 20 pikë propozimi teknik për ndërtimin e zonës, dhe pjesa tjetër, ndikimi mjedisor, social dhe koha e përfundimit të investimit.Afati kohor për dorëzimin e ofertave është 28 Tetor 2015, ora 10:00, pranë Minisrisë së Zhvillimit Ekonomik. Vendimi parashikon që në fazën e parë  të përzgjidhet zhvilluesi për një sipërfaqe prej 212.8 ha, thuajse gjysma e spërfaqes totale. 


Më të lexuarat