Secondary Adv

Starton 4G ne te gjithe territorin e Shqiperise

Alban Karapici, anëtar i Bordit Drejtues të Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, thotë se, që prej ditës së sotme, operatorët mund t’i shfrytëzojnë frekeuncat që kanë në përdorim për teknologjinë që dëshirojnë, qoftë 2G, 3G apo 4G.


Liberalizimi i përdorimit të teknologjive do të sjellë për herë të parë në Shqipëri edhe teknologjinë 4G. Karapici shpjegon se për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme kjo do të thotë shpejtësi interneti të paktën tre herë më e lartë krahasuar me teknologjitë ekzistuese.


Tre nga operatorët e telefonisë së lëvizshme kanë njoftuar AKEP se do të nisin ofrimin e teknologjive 4G që nga dita e nesërme. Sipas detyrimeve rregullatore, shërbimi duhet të mbulojë pothuajse të gjithë përdoruesit dhe territorin, çka do të thotë se 4G që nga 1 shtatori do të ofrohet pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Futja e 4G shpresohet se do të jetë reale pasi 3G nuk ia doli që të ofronte shërbime më cilësore në të gjithë vendin.


Më të lexuarat