Secondary Adv

Apartamentet e reja bosh, Veliaj: Ulni cmimet ose paguani taksen

Kreu i Bashkisë Veliaj gjatë ceremonisë së shpërndarjes së 30 banesave të para sociale në zonën e Shkozës ai ka shfrytëzuar rastin që t'i bëj thirrje dhe gjithë ndërtuesve që të kontribuojnë në lehtësimin e çështjes së strehimit në Tiranë, duke i ftuar ata që të ulin çmimet e apartamenteve stok.


Në të kundërt ai ka bërë të ditur se Bashkia që ai drejton do të përdorë mekanizmat ligjor për ti detyruar ata që të ulin çmimet sipas kërkesave të tregut.
"Dua ti bëj një apel ndërtuesve dhe shoqatës së ndërtuesve në Tiranës. Kjo që po bëjmë nuk mjafton ndaj i kam bërë thirrje shoqatës së ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve të pa shitura. Ka disa gjera që shteti mund ti bëj që ti detyrojë privatët ti binden rregullave të tregut. Për këtë arsye ne do propozojmë që në Këshillë Bashkiak që të paguhet taksa e pronës edhe për apartamentet e pa shitura. Nëse vendosin të ulin çmimet, atëherë të përgatiten të paguajnë taksën e pronës. Është e vetmja mënyrë se si ne mund ti kërkojmë ndërtuesve të ulin çmimet”, tha Veliaj.

 

Veliaj i dorëzon Tonin Tërshanës banesën sociale
Kryebashkiaku i ka dorëzuar personalisht çelësat 30 familjarëve përfitues, mes të cilëve ishte dhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana, si dhe banorë të komunitetit romë që dy vite më parë u nxorën forcërisht në rrugë te zona e pallatit me shigjeta. "Faleminderit që pas 20 vitesh na mundësuat të kemi një shtëpi si gjithë të tjerët"-tha përpara kryebashkiakut, këngëtari Tërshana.
Këto janë 30 banesat e para sociale nga 240 në total por ndërkohë tha Veliaj sipas planit të Bashkisë në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet dhënia edhe e 300 të tjerave për të gjithë ata që kanë nevojë.


Në fjalën e tij Veliaj ndërsa ka evidentuar faktin se brenda 1 muaji mundi të mbaj një nga premtimet e tij të fushatës elektorale, ka kërkuar nga banorët e kësaj lagje të re që ta rruajnë këtë pronë dhe të bëhen model i miradministrimit për gjithë Tiranën.
“Ne duhet të sjellim sot një model sesi mund të jetë një lagje e Tiranës. Ne duhet ta ruajmë këtë lagje dhe ti tregojmë Tiranës një model të ri bashkëjetese. Dua shumë që këtë ambient dhe model ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë të qytetit tonë”, - tha kryetari i Bashkisë.Më tej ai ka shfrytëzuar rastin që ti bëj thirrje dhe gjithë ndërtuesve që të kontribuojnë në lehtësimin e çështjes së strehimit në Tiranë, duke i ftuar ata që të ulin çmimet e apartamenteve stok. Në të kundërt ai ka bërë të ditur se Bashkia që ai drejton do të përdorë mekanizmat ligjor për ti detyruar ata që të ulin çmimet sipas kërkesave të tregut./Shqiptarja.com


Më të lexuarat