Secondary Adv

Rregullorja e re, 7 lloje licencash ne energji me afat nga 5-30 vjet

Në kuadër të implementimit të ligjit të ri të energjisë ERE (Enti rregullator i Energjisë) ka përfshirë në proces konsultimi rregulloren e re për “Dhënien, Modifikimin, Rinovimin dhe heqjen e Licencave në sektorin e energjisë elektrike“, e cila parashikon një kategorizim të ri të licencave për:

•    Prodhimin e energjisë elektrike;
•    Operimin e Sistemit te Transmetimin e energjisë elektrike;
•    Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike;
•    Furnizimin e energjisë elektrike;
•    Tregtimin e energjisë elektrike.
•    Operimin e Tregut të energjisë elektrike
•    Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike.

 

Lidhur me kohëzgjatjen e vlefshmërisë së licensave rregullorja e re parashikon:

1-Prodhimin e energjisë elektrike deri në 30 vjet
2-Operimin e Sistemit të Transmetimit e energjisë elektrike deri 25 vjet
3-Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike deri në 30 vjet
4-Furnizimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet
5-Tregtimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet
6-Operimin e Tregut të energjisë elektrike deri ne 5 vjet
7-Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike deri ne 5 vjet

E drejta për të aplikuar për një licencë

Ka të drejtë të aplikojë për një licencë të lëshuar nga ERE, çdo person që ka vendqëndrimin e tij në Shqipëri, dhe me objekt të veprimtarisë aktivitetin e kërkuar për licencim. Çdo person i huaj duhet të krijojë një shoqëri sipas legjislacionit në fuqi, me objekt veprimtarie aktivitetin e kërkuar për licencim nga ERE për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së licencës./Monitor


Më të lexuarat