Rregullorja e re, 7 lloje licencash ne energji me afat nga 5-30 vjet
Në kuadër të implementimit të ligjit të ri të energjisë ERE (Enti rregullator i Energjisë) ka përfshirë në proces konsultimi rregulloren e re për “Dhënien, Modifikimin, Rinovimin dhe heqjen e Licencave në sektorin e energjisë elektrike“, e cila parashikon një kategorizim të ri të licencave për:
• Prodhimin e energjisë elektrike; • Operimin e Sistemit te Transmetimin e energjisë elektrike; • Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike; • Furnizimin e energjisë elektrike; • Tregtimin e energjisë elektrike. • Operimin e Tregut të energjisë elektrike • Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike.
Lidhur me kohëzgjatjen e vlefshmërisë së licensave rregullorja e re parashikon:
1-Prodhimin e energjisë elektrike deri në 30 vjet 2-Operimin e Sistemit të Transmetimit e energjisë elektrike deri 25 vjet 3-Operimin e Sistemit të Shpërndarjen e energjisë elektrike deri në 30 vjet 4-Furnizimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet 5-Tregtimin e energjisë elektrike deri në 5 vjet 6-Operimin e Tregut të energjisë elektrike deri ne 5 vjet 7-Sistemet e mbyllura te shpërndarjes se energjisë elektrike deri ne 5 vjet
E drejta për të aplikuar për një licencë
Ka të drejtë të aplikojë për një licencë të lëshuar nga ERE, çdo person që ka vendqëndrimin e tij në Shqipëri, dhe me objekt të veprimtarisë aktivitetin e kërkuar për licencim. Çdo person i huaj duhet të krijojë një shoqëri sipas legjislacionit në fuqi, me objekt veprimtarie aktivitetin e kërkuar për licencim nga ERE për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së licencës./Monitor